AAK: Qeveria me AAK-ë, pjesë e luftës speciale, s’hyjmë në Qeveri, me shpifësit

30.01.2016 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AAK: Qeveria me AAK-ë, pjesë e luftës speciale, s’hyjmë në Qeveri, me shpifësit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka lëshuar një njoftim, përmes të cilit thotë se nuk do të hyjë në Qeveri por do të vazhdojë rrugën e nisur me dy partitë tjera opozitare. Ndërkaq, ka paralajmëruar se do të shihet me gjyq me ata që po shpifin në adresë të AAK’së dhe të Familjes Haradinaj.
Partia e Ramush Haradinajt ka reaguar për shkrimet në media se AAK do të përfshihet në qeverisje me PDK dhe LDK.

Kjo parti përmes një komunikate për media hedh poshtë këta zëra dhe e quan luftë speciale.

Kjo është komunikata e plotë e AAK-së:

Shkrimet e fundit në media për gjoja një koalicion të ri qeverisës ku do të përfshihej edhe AAK, janë trillime ordinere, që për qëllim kanë diskreditimin e AAK-së dhe Liderin e saj Ramush Haradinaj.

Për hirë të informimit të saktë, e njoftojmë opinionin publik, se nuk ka asgjë të vërtetë nga pazaret imagjinare për një qeveri ku do të përfshihej AAK-ja, dhe se kjo parti, së bashku edhe me dy partitë tjera opozitare, do të vazhdojë kauzën e saj të drejtë e të vendosur në ndaljen e degradimit të mëtutjeshëm të qeverisjes së vendit.

Ata që e kanë katandisur vendin në këtë gjendje duhet të japin përgjegjesi, e jo të përfshihen në trillime ordinere, për gjoja marrëveshje të AAK-së me koalicionin PDK-LDK. Se cili do të jetë qëndrimi i AAK-së për qeverisjen në vend, në besojmë se qeveria, do ta marrë përgjigjen me 17 shkurt.

Në vazhdën e sulmeve të paskrupullta ndaj AAK-së dhe kryetarit të saj Haradinaj, që janë sforcuar kohëve të fundit, i shohim edhe shkrimet e fundit të gazetës Bota Sot, e cila përpiqet të sajojë ngjarje të paqena, duke e lidhur familjen Haradinaj, me vrasje të cilat tashmë janë zbardhur nga drejtësia dhe për të cilat janë gjetur fajtorët.

Njëkohësisht u bëjmë me dije të gjithë atyre që shpifin dhe trillojënë kundër nesh, se AAK do ta ndjekë praktikën e deritashme dhe me ta do të shihemi në gjyq.

AAK si parti politike, do të vazhdojë të jetë e palëkundur në mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe të qëytetarëve të saj, pavarësisht se sat ë forta do të jenë shpifjet kundër saj!.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre