AAK: Mustafa e Thaçi e kanë sjellë shëndetësinë buzë greminës

27.01.2016 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AAK: Mustafa e Thaçi e kanë sjellë shëndetësinë buzë greminës

Nëse Qeveria Thaqi e e ka sjellë shëndetësinë buzë greminës, pa asnjë dyshim Qeveria Mustafa e ka shtyrë atë përfundimisht në ambis, thuhet në njoftimin e AAK-së drejtuar mediave.

Sipas AAK-së janë shumë argumente që mbështesin këtë përfundim:

E para, në mungesë të ideve origjinale për reformimin e sistemit shëndetësor dhe në mungesë të guximit për ti shpallur reformat e nisura në qeverinë e kaluar të gabuara, Qeveria po e menaxhon shëndetësinë në baza ditore, pa plan dhe pa vizion. Madje në konfuzion të plotë, duke i dhënë vetës detyra dhe obligime që janë fushëveprime të Fondit të Sigurimit, Odës së Mjekëve ose Shërbimit Spitalor dhe Klinik të Kosovës, ndërkaq që këtyre institucioneve, që me Ligj janë të pavarura nga Ministria e shëndetësisë, detyra që nuk u takojnë. Deri në atë masë ka arritur konfuzioni, sa për interpretimin e tij janë angazhuar edhe gjykatat. SHSKUK është në luftë të hapur me Ministrinë, ndërsa akuzat e ndërsjella për përgjegjësinë janë përditshmëri, sikur janë edhe shkarkimet dhe kërcimet.

AAK nuk është e habitur me situatën. Ne e kemi ditur se një gjë e tillë do të ndodhë kur është propozuar ky Ligj për shëndetësi, prandaj edhe kemi qenë kundër tij. Por, ne nuk kënaqemi me faktin se sa i keq është ky Ligj, për [farë po binden edhe vetë ata që e kanë votuar – njerëzt e PDK dhe LDK. Përkundrazi, jemi shumë të brengosur, sepse pasojat po bijën mbi popullin e Kosovës.

E dyta, për shkak se ka dështuar ta themelojë fondin e sigurimeve shëndetësore dhe të funksionalizojë odat e profesionistëve shëndetësor, Qeveria ka dështuar të ndërtojë një sistem shëndetësor normal. Në mungesë të këtyre, fondit dhe të odave, Kosova ka një sistem jopërfaqësues të shëndetësisë i cili nuk dëgjon as qytetarët dhe as profesionistët shëndetësor. Arsyetimi, se fondi nuk është bërë për të mos dalë i keq dhe se odat nuk po bëhen për faj të profesionistëve, në kohën kur të gjitha kompetencat janë në duart e Qeverisë, është totalisht joserioz.

E treta, me buxhet për shëndetësi që është më i vogël se në mandatin e kaluar dhe me ndarje brenda buxhetit që shtyp zhvillimin e kapaciteteve vendore dhe favorizon mjekimin jashtë vendit, kjo qeveri është largë përmbushjes së nevojave të kosovarëve për shëndetësi. Lartësia e buxhetit në fakt është dëshmia më e fortë se, edhe pse e deklaruar prioritet i Qeverisë Mustafa, shëndetësia aspak nuk është e tillë. Përcaktimi programor i Qeverisë që brenda dy viteve të arrihet mesatarja e rajonit në mjete për kokë banori, i parë nga ky aspekt, është ose mungesë e informatave për këto mesatare ose tallje me qytetarët.

Dështimet e tjera, jo më pak të rëndësishme, janë dështimi për të përmirësuar qasjen në shërbime shëndetësore dhe cilësinë e tyre, dështimi në licencimin e profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore, zhvlerësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar vetëm në nivel të donacioneve dhe vazhdimi i perceptimit të kapitalit privat si kapital i huaj dhe rrjedhimisht edhe i sektorit privat si të tillë.
Nëse kësaj i shtohet edhe menaxhimi katastrofa i shëndetësisë me emërime krejtësisht politike dhe klanore në poste udhëheqëse, praktikat korruptive dhe të komplikuara në prokurimin e barnave dhe produkteve medicinave dhe anulimet konsekutive të tenderëve që kanë pasojë paralizimin e shëndetësisë, nuk është e habitshme pse qytetari i Kosovës, sot ndihet shumë i brengosur për shëndetin e tij, thuhet në njoftim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare