AAK kërkon dorëheqjen e Hysenit dhe Maxhunit “pas skandalit të mbrëmshëm”

13.10.2015 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AAK kërkon dorëheqjen e Hysenit dhe Maxhunit “pas skandalit të mbrëmshëm”

Ndalimi i mbrëmshëm i Albin Kurtit, mënyra se si është bërë ky ndalim, si dhe krejt ngjarjet e mëpastajme që rezultuan me dhjetëra qytetarë e policë të lënduar, për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës janë krejtësisht të papranueshme.

AAK konsideron se marrja në polici e Albin Kurtit është në kundërshtim me parimet e demokracisë si dhe në kundërshtim me vetë Kushtetutën, nenin 75 të saj, ku thuhet se “deputetët nuk mund të ndalohen, apo të ndiqen e paraburgosen, për shkak të veprimtarisë së tyre në Kuvend”.

“Skandali me Albin Kurtin ka qenë i menduar, i kalkuluar dhe është bërë me qëllim të eskalimit të situatës, në mënyrë që më pastaj të fajësohet opozita për veprime të dhunshme. Njëkohësisht e konsiderojmë përpjekje të pushtetit për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga dy marrëveshjet antishtetërore të Demarkacionit dhe Asociacionit”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Kjo parti thotë se në gjithë këtë ngjarje, është e pashmangshme përgjegjësia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Shpend Maxhuni dhe Ministrit të Brendshëm, Skender Hyseni.

“Hapi i parë i kapërcimit të kësaj ngjarjeje të papresedan është dorëheqja e tyre”, theksohet në reagim.

AAK në fund njofton qytetarët se “opozita tashmë është edhe më e vendosur në kërkesat e saj të ligjshme, për pezullimin dhe korrigjimin e marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi