A1On: Shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga të shtënat në Çarshi të Shkupit

E publikuar: 06/03/2023 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat maqedonase raportojnë se në ngjarjen tragjike ku humbën jetën dy persona pas një sulmi në një lokal të Çarshisë së vjetër të Shkupit, të lënduar kanë mbetur edhe shtatë persona të tjerë.

Të lënduar kanë mbetur shtatë persona të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes. Një pjesë prej tyre janë të lënduar rëndë, por një pjesë kanë lëndime të lehta.

Megjithatë deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara nëse të gjithë të lënduarit kanë plagë me armë zjarri apo lëndime të tjera. Nuk ka të dhëna nëse kanë qenë kalimtarë dhe të ftuar në kafene apo kanë qenë pjesë e përllogaritjes.