A po ia sillë Isa Mustafa Hashim Thaçit për punën e Tribunalit?

27.03.2015 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
A po ia sillë Isa Mustafa Hashim Thaçit për punën e Tribunalit?

Askush në skenën politike nuk po guxon as të aludojë se me cilët emra të përveçëm do të mund të merret Gjykata Speciale. Por, Kryeministri Isa Mustafa dje tha se Gjykata do të trajtojë rastet me të cilat merret raporti i Dick Martyt. Siç dihet Marty në raportin e tij i bën përgjegjës pikërisht ish- krerët e UÇK’së përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Fatmir Limajn, Shaip Mujën.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dje duke komentuar për Gjykatën Speciale tha se nuk është në dijeni se a do të gjykohen ata persona, por në përgjigjen e tij la të kuptohet se në këtë gjykatë do të trajtohen vetëm ato raste të cilat kanë qenë pjesë e raportit të Dick Martyt.

Pasi Kuvendi i Kosovës të miratojë Gjykatën, dhe pasi Holanda të pranojë të jetë “nikoqire” e gjykimeve, pritet të kryhen edhe arrestimet e të dyshuarve për krimet e supozuara.

Mustafa më tej kishte thënë se në raportin e senatorit zviceran nuk përmenden fare rastet e dhunës seksuale e as krimet që forcat e policisë dhe ushtrisë serbe kanë kryer ndaj civilëve shqiptarë, por vetëm krimet e supozuara nga pjesëtarët e UÇK-së.

“Ajo që parashihet është të trajtohen të gjitha rastet e vitit 98, 99 dhe 2000. Do të thotë çdo veprim i dhunës, ose vepër e rëndë e cila është kryer gjatë këtyre viteve dhe që ka qenë pjesë e raportit të Dick Marty-t, do të trajtohet. A është dhuna seksuale aty apo nuk është, unë nuk mund të them, sepse asnjëri prej nesh nuk e dimë as cilat janë rastet, as cilët janë personat, raporton express. Kjo çështje ka mbet në ato të cilat i ka udhëheq prokurori Wiliamson dhe do të thotë nuk jepet për publik, dhe ne nuk na ka njoftuar askush si qeveri”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje