A nisi sot skenari i opozitës për rrëzimin e Qeverisë?

17.09.2015 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Opozita përdori edhe forcën për të bllokuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Atyre u mbeti hatri pse Kryeministri nuk raportoi për marrëveshjet e Brukselit. Një deputet i opozitës zuri edhe vendin e Kryeparlamentarit. A është ky hapi i parë i Opozitës së bashkuar për të nisur protestat për rrëzimin e Qeverisë?
Partitë opozitare e kanë nisur të realizojnë skenarin për të rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa.

Të bërë bashkë, AAK, Vetëvendosje dhe NISMA për Kosovën bllokuan, sot, punën e Kuvendit të Kosovës. Arsye ishte se mungoi Kryeministri Mustafa për të raportuar lidhur me marrëveshjet e fundit me Serbinë.

Kjo taktikë po përdoret pikërisht një ditë pas takimit të liderëve të tri partive të opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Dje, ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thuhej se do ta kundërshtojnë marrëveshjen për Asociacionin e Demarkacionin në të gjitha format e mundshme, duke paralajmëruar konkretisht një peticion i cili pritet të fillojë të nënshkruhet prej të premtes, e pastaj edhe demonstrata dhe duke kërkuar edhe zgjedhje të reja nacionale.

Edhe sot, në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës opozita bëri përpjekje të organizojë një kryengritje duke shkaktuar kështu ndërprerjen e seancës.

E gjithë kjo erdhi pas kërkesës së Kryeministrit Mustafa për shtyrjen, deri më 22 shtator, të pikës ku parashihej që sot ai t’i raportonte Kuvendit për marrëveshjet e arritura me Serbinë, në Bruksel. Kërkesa për shtyrje erdhi pasi që Kryeministri nuk e pa të arsyeshme të raportonte, duke qenë se nuk ishin të pranishëm disa ministra që kanë marrë pjesë në dialog, përfshirë edhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçin.

Për opozitën ky ishte një “arsyetim absurd”, e sjellja e Mustafës ishte jo demokratike e jo korrekte. Kështu, ata vendosën që të mos e lejojnë hedhjen në votim të kërkesës të Kryeministrit dhe e bllokuan vazhdimin e seancës.

Një grup i deputetëve të opozitës u mblodhën përpara ulëses së kryesuesit të Kuvendit dhe e penguan atë ta vazhdonte seancën. Në këto rrethana, kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti bëri një pauzë 10 minutash, por pasi që u kthye, deputetja e VV’së, Aida Dërguti ia kishte zënë vendin.

Seanca u ndërpre, ndërsa kryesia do të mblidhet të hënën për caktimin e seancës së radhës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar pas seancës se e tëra që po mundoheshin të bënin ishte ta sillnin në Kuvend kryeministrin që të raportojë, pasi që vetë e kishte kërkuar një gjë të tillë. Ai ka pohuar se e dinin që Isa Mustafa gjendej në Prishtinë dhe nuk ka dashur të raportojë vetëm për shkak që Hashim Thaçi nuk ishte i pranishëm.

Sipas Konjufcës kjo sjellje është jo demokratike dhe jo korrekte dhe e dëmton demokracinë.

E ngjashme në deklaratë ka qenë edhe shefja e Grupit Parlamentar të AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila ka thënë se Isa Mustafa duhet të paraqitet në Kuvend për të dhënë përgjegjësi për dokumentet që ka nënshkruar me Serbinë.

“Kryeministri duhet të dalë dhe të japë përgjegjësi për dokumentet që ka nënshkruar dhe të këqijat që ia ka shkaktuar Kosovës. Ne do ta kërkojmë heqjen e atij nënshkrimi”, ka thënë Kadaj-Bujupi, duke shtuar se Asociacionin edhe Demarkacionin me Malin e Zi do t’i pengojnë në të gjitha format e mundshme.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri ka deklaruar se kërkesa e kryeministrit ka qenë plotësisht normale dhe që nuk është hera e parë që ka ndodhur një gjë e tillë.

Ai thotë se opozita me veprimin e saj vetëm e ka realizuar kërkesën e kryeministrit por në një mënyrë më të vrazhdë.

Beqiri ia ka bërë me dije opozitës se në Kuvend vendoset me votë e jo me forcë fizike.

“Opozita po mundohet ta tregojë forcën e saj fizike, meqë forcën e votave nuk e kanë. Në Kuvend vendoset me votë”, ka thënë Beqiri, transmeton express.

Kërkesat e opozitës për zgjedhje të reja, Beqiri i ka quajtur “fontanë dëshirash”, me të cilat nuk dëshiron të merret. Ai ka thënë se në zgjedhje shkohet kur të vendosin ata që e kanë shumicën, e sipas tij, shumicën në Kuvend “dihet kush e ka”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit