Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar për Klan Kosova emrin e ri të Maqedonisë, që do të jetë “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.
Pacolli ka shprehur dyshimet e tij në qoftë se shqiptarët do të pajtohen me këtë emër.
“Kam parë delegacionet që kanë negociuar deri në 4-5 të mëngjesit, duket se emri do të jetë Republika e Maqedonisë së Ilindenit. Sa do të jetë pala shqiptare në Maqedoni e kënaqur me këtë nuk e di. Kjo mbetet të diskutohet dhe të shihet”.
Kështu ka thënë ai gjatë një intervistë të dhënë nga Sofja për Info Magazine të Klan Kosovës.