UEFA ka hapur nje ceshtje ndaj Futboll Club Barcelones, per shpalosjen e disa flamujve per pavaresine e Katalonjes, gjate finales se Champions League, qe u zhvillua ne Berlin ne 6 qershorin e kaluar.
Klubi do te ndeshkohet me nje gjobe prej 60.000 eurosh dhe me shume mundesi mbylljen e nje sektori ne Camp Nou, ne ndeshjen e ardheshme te Champions league.
Barcelona ka njoftuar se do te apeloje kete vendim Brenda dates 15 korrik, sepse drejtuesit e klubit kane mbetur te befasuar nga fakti qe Uefa ka perdorur pamjet ne transmetimin direkt te ndeshjes, por jo te vertetuara prej vete tyre ne stadium.
Raporti eshte perpiluar nga avokatja ukrainase Anna Bordiugova, inspektore e komisionit te disiplines ne Uefa. Por pika qe Barcelona kerkon te kapet fort eshte raporti perfundimtar i delegatit te UEFA-s ne ate ndeshje, holandezi Harry M. Been, i cili e ka cilesuar si ekselente sjelljen e tifozeve te Barcelones. Harry Been i cili ishte delegate ne ndeshjen mes Serbise dhe Shqiperise, thekson ne raport se katalanasit nuk kane perdorur fishekzjarre, ndersa koret e tyre nuk ishin diskriminuese.
Barcelona kerkon ti shkoje deri ne fund edhe pse pamjet jane nje prove e qarte, ndersa Komisioni i Apelit do te jete ai qe do te vendose./ss/