Arda Turan pritet të jetë futbollisti i tjetër që nga Atletico Madrid, kalon te Chelsea e Jose Mourinhos. Mediat angleze shkruajnë për një marrëveshje të arritur mes futbollistit dhe skuadrës nga Londra.
Chelsea thuhet se do t’i paguaj 29 milionë funte Atleticos për Ardan, që do t’iu bashkohet lojtarëve të tjerë si Diego Costa, Felipe Luis dhe portieri Thibaut Courtois (ishte i huazuar), që nga skuadra e Simeones, kaluan në Stamford Bridge.