Fluks i madh refugjatësh, katastrofë humanitare në Preshevë (Foto)

30.06.2015 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fluks i madh refugjatësh, katastrofë humanitare në Preshevë (Foto)

Të pamëshirshme janë të gjitha shtetet me refugjatët nga Afrika, Siria, Iraku e Afganistani. Për t’i ndaluar, dikush ndërton rrethime, mure ndërsa maqedonasit bëjnë ligje. Në Serbi marrin dokumente dhe duan të kalojnë. Secili shtet shpreson që ndalesa e ardhshme e refugjatëve të mos jetë vendi i tyre. Një katastrofë humanitare, pa përgjigje.

“E vetmja zgjidhje ishte ikja, nuk kemi ku të shkojmë dhe donim të vinim në Europë për një vend të sigurt. Kemi bërë rrugë të gjatë për të ardhur në Serbi, pjesa më e madhe e rrugëtimit ka qenë e vështirë duke u nisur që nga deti”, është shprehur një refugjat nga Siria.

Por, fatin e tij e kanë shumë që po arrijnë në Preshevë çdo natë. Pas miratimit të një ligji në Maqedoni, ata ikin dhe presin prapë për dokumente. Nga një shkurre, në tjetrën.

Hungaria gjithnjë e më shumë kërcënon me mbyllje me gardh të lartë katër metra të kufirit, ndërsa Serbia nuk ka mundësi të pranojë një numër të madh të refugjatëve, të cilët shtohen çdo ditë e më tepër.

“Ne jemi një shtet i vogël dhe jo shumë i pasur. Andaj i jemi drejtuar Komisionit Europian dhe UNHCR­së sepse kemi nevojë për ndihma në ushqim, ujë, ilaçe, makina, kamera termovizive për të mbrojtur kufirin dhe shumë gjëra të tjera”, ka deklaruar ministri serb për Çështje Sociale, Aleksander Vulin.

Aktivistët që nuk mund t’i ndihmojnë thonë se i shohin çdo ditë, por për ta ka vetëm fleta të bardha me të dhëna personale që konfirmojnë ekzistencën.

“Askush nuk ka zgjidhje dhe në Europën e lirive për këta njerëz nuk vlenë asnjë konventë. Në shtëpi kanë luftë, ata që zakonisht bëjnë paqe heshtin”, u shpreh Valon Arifi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.

“Veq ndihmave nga qytetarët shqiptar, që jetojn prane vendit ku vetëstacionohen emigrantët,ndihmat institucionale janë te munguara. Situata po përkeqësohet, Organizatat humanitare duhet të reflektojn”, përfundon aktivisti Arifi.

“E kam lënë vendin tim Irakun sepse ka shumë terroristë. Ata kanë bombarduar shtëpinë time, më kanë vrarë nënën dhe më kanë shkatërruar familjen. Është vend i rrezikshëm, i shkatërruar si Siria. Kemi humbur gjithçka dhe kemi ecur shumë, është shumë e vështirë”, ka deklaruar një tjetër refugjat irakian.

Kohëve të fundit rreth 500 refugjatë në ditë kanë kaluar transit, duke shpresuar të kalojnë të gjitha këto pjesë në këmbë dhe të arrijnë diku ku mund t’i pyesin se kush janë dhe prej nga vijnë. Ndoshta pak edhe për dhimbjet e tyre. /javanews

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?