Pjesë e marrëveshjes së Microsoft-it me Nokia-n, pas blerjes së divizionit të shërbimeve dhe pajisjeve të kësaj të fundit, ishte që Nokia nuk mund të krijonte telefona inteligjentë me markën e saj deri në vitin 2016. Shumë njerëz po presin të shohin se çfarë do të prodhojë Nokia. Kanë filluar që tani spekulimet mbi telefonin e ardhshëm të Nokia-së. Flitet se gjenerata e re e telefonave Nokia do të jetë me ekran të lakuar. Dizajnuesi i telefonave Eoin Bracken ka shfaqur së fundmi një koncept të gjeneratës së re të telefonave të Nokia-së. Telefoni, i quajtur “Nokia Ember”, do të krijohet me material polikarboni dhe paneli LCD, të cilët do të bëjnë që telefoni të jetë i lakuar. Materiali prej polikarboni te “Nokia Ember” do të shtrihet në të gjitha skajet e ekranit dhe nuk do të ketë korniza anësore.