Mbajtja veshur e çorapeve gjatë seksit dhe thënia e fjalëve të pista në dhomën e gjumit janë vetëm disa prej arsyeve që i shtyjnë femrat të tradhtojnë partnerët e tyre. Në këtë përfundim ka dalë një sondazh, i cili ka përfshirë 4000 femra, të cilave iu është kërkuar të tregojnë se cilat janë disa nga zakonet e këqija të meshkujve, të cilat nuk i durojnë dot dhe që i shtyjnë drejt tradhtisë. Të shumta kanë qenë fermat që kanë cilësuar si të padurueshme zakonin e partnerëve të tyre për tu marrë mbulesën e gjumit gjatë natës. Të tjera kanë thënë se nuk durojnë dot narcizmin e meshkujve që adhurojnë të flasin për veten e tyre, ndërsa të shumta kanë qenë ato që kanë thënë se nuk e durojnë dot që partneri i tyre është në vazhdimësi në kërkim të marrëdhënies seksuale më të mirë. Në dhomën e gjumit, çorapet e bardha dhe kontrolli i vazhdueshëm i smartfonit janë ndër faktorët kryesorë që ‘iu heqin mendjen’ femrave. Një zakon tjetër i keq i meshkujve është se ata kërkojnë të marrin kënaqësi, pa ia dhënë më parë këtë kënaqësi partneres së tyre. Ose akoma dhe më keq, ata thonë fjalë t pista e ulërasin gjatë seksit. Pra, dy të tretat e femrave të intervistuara konfirmojnë se do të tradhtonin mashkullin e tyre për shkak të mungesës së fantazisë nën çarçafë, ose të mungesës elementare të të sjellurit me partneren.