“Vizita ultimative e Isa Mustafës në Berlin tek Merkel!”

29.06.2015 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Vizita ultimative e Isa Mustafës në Berlin tek Merkel!”

Nesër pritet të jetë dita më e rëndësishme për Isa Mustafën, prej se ka ardhur në krye të Qeverisë së Kosovës. Ai do të ketë takim me lideren e shtetit më të fuqishëm në Evropë, me kancelarin gjermane, Angjela Merkel. Megjithëse vizita e tij pritet të ndodhë në një situatë jo edhe shumë të favorshme për të, për shkak se të premten i dështoi formimi i Gjykatës Speciale, analistët politik konsiderojnë se kjo vizitë do të jetë shumë e rëndësishme për Kosovën.

Analisti politik, Imer Mushkolaj konsideron se kjo vizitë sa është e ndjeshme, aq është edhe e rëndësishme.

“Vizitë e rëndësishme, por edhe e ndjeshme pas dështimit të krijimit të Gjykatës Speciale. Besoj se çështja e krijimit të kësaj gjykate do të jetë ultimative pas takimit me Merkelin”, thotë Mushkolaj për Gazetën Blic.

Si thekson se porositë e Merkelit do të jenë të rëndësishme dhe duhet të merren seriozisht nga institucionet. Ndryshe, shton Mushkolaj, të humbasësh përkrahjen gjermane në këtë kohë, do të ishte fatale për Kosovën.

Analisti tjetër politik, Jon Leka thotë për Gazetën Blic se kjo vizitë është shumë e rëndësishjme sa i përket faktorizimit të Kosovës si shtet. Sipas tij, kjo vizitë tregon se përkundër që dështoi themelimi i Gjykatës Speciale, SHBA e BE nuk kanë hequr dorë nga vizioni për t’i sponsorizuar shqiptarët si timonier dhe garantues të politikave të BE-së në Ballkan.

“Përtej agjendës formale që Isa Mustafa dhe Angela Merkel e kanë paralajmëruar në Berlin vizita është e një rëndësie të veçantë sa i përket faktorizimit të Kosovës si shtet me të cilin mund të bëhen marrëveshje serioze dhe që në rrugëtimin e tij drejt konsolidimit ka në krah superfuqinë jo vetëm kontinentale. Vizita poashtu tregon se Gjermania edhe pas dështimit të fundit të politikës kosovare në raport me Gjykatën Speciale nuk ka heq dorë nga vizioni (bashkë me SHBA-të dhe tjerët) për t’i sponsorizuar shqiptarët si timonier dhe garantues të politikave të BE-së në Ballkan”, tha Leka.

Sipas tij, Merkel dhe Qeveria e saj kanë qenë shtytës të koalicionit aktual kosovar, dhe se ajo natyrisht se donë të dëgjojë garancitë nga Isa Mustafa dhe sa e ku mund të ndihmojë Gjermania në këtë drejtim. “Mendoj se pas kthimit të Isa Mustafës nga Berlini edhe shtetet tjera perëndimore do të kenë koncept më të kthjellët rreth asaj se çka do të ndodhë në Kosovë muajt që vijnë”, thotë ai për Gazetën Blic.

Pos Isa Mustafës, në Berlin bashkë me të do të udhëtoj edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe këshilltarët e Mustafës: Vlora Durmoshi, Sokol Havolli dhe Valon Halimi.

Një nga temat që padyshim që do të diskutohet në këtë takim është edhe themelimi i Gjykatës Speciale.

Përndryshe shefja e Qeverisë së Gjermanisë pritet që pas takimit me Mustafën e Thaçin nga data 8 Korrik të udhëtojë në Ballkan- dhe atë në Tiranë, Beograd e Sarajevë. /Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar