Mitchell Langerak ka zyrtarizuar krejt papritur divorcin me verdhezinjtë duke zgjedhur të vazhdojë karrieren e tij tek Stuttgart. 27-vjeçari australian që shihej si pasuesi i Weidenfeller për portën e Dortmund, nuk është ndjerë mirë kur drejtuesit e klubit kanë afruar Roman Burkin nga skuadra e Freiburg, edhe pse ky ekip përfundoi në Bundesligen e dytë. 25-vjeçari zviceran që zhvilloi sezonin e parë me Freiburg pas ardhjes nga Grashopers u pëlqye nga agjentet e Dortmund që nxituan ta afrojnë në skuadër pikërisht në momentin kur Langerak shpresonte se do te ishte ai titullar mes shtyllave për këtë skuadër. Nën hijen e Weidenfeller, Langerak kishte pritur momentin e tij për të qënë ai gardiani I Dortmund, por zhgënjimi ka qënë I madh dhe për ndryshimin e politikës së klubit duke I besuar më shumë zviceranit Burki.
Me vetëm 19 ndeshje në Bundeslige, 12 në Kupën e Gjermanisë dhe trë takime në Champions, Langerak nuk arriti të lërë shenjë në Iduna Park. Tashmë shpresat janë të mëdha që Langerak të bëhet zgjedhje e parë tek “shvabet” që në këto sezonet e fundit kanë siguruar me veshtirësi mbijetesën. Por edhe tek Stuttgart, konkurrenca pritet të jetë e madhe sepse pas largimit të Ulreich drejt Bayern, drejtuesit e saj afruan mes shtyllave polakun Tyton nga rradhet e Elches. Per Langerak duket serish e vështirë për të qënë zgjedhje e parë, por australiani të paktën është I vetëdijshëm se shanset e tij janë te barabarta për të fituar konkurrencen me rivalin e tij Prezemyslav Tyton./ss/