‘Merkel e shqetësuar për influencën ruse në Ballkan’

27.06.2015 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
‘Merkel e shqetësuar për influencën ruse në Ballkan’

Vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel në Shqipëri është cilësuar si një konfirmim i perspektivës së Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Por kjo vizitë lidhet edhe me angazhimin e një shteti të fuqishëm si Gjermania në rajon, e cila tashmë duket se e ka kuptuar rëndësinë e përfshirjes së tij në familjen e madhe evropiane.
E ndërsa Evropa e bashkuar po përballet me një krizë që rrezikon përçarjen e saj me daljen e Greqisë nga eurozona, vizita e Merkelit konfirmon se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor për Gjermaninë, është i rëndësishëm. Qeveria e Merkelit ka punuar për vite me radhë për të nxitur stabilitetin në Ballkan, për të treguar se diplomacia mund të japë rezultate dhe të udhëzojë rajonin drejt çmimit të anëtarësimit në BE.

Ky është modeli që ofron BE, përballë qasjes së një tjetër superfuqie botërore siç është Rusia, e cila gjithashtu po kërkon të influencojë në Evropën Juglindore. Florian Bieber nga Qendra e Studimeve për Evropën Juglindore në Universitetin e Grazit në Austri, në një intervistë për “Top-Channel” thotë se “Gjermania e ka kuptuar se ka edhe lojtarë të tjerë në këtë histori, siç është Rusia”.

“Ne e dimë që marrëdhëniet e BE-së me Rusinë janë përkeqësuar dhe se Rusia mund të luajë një rol negativ në rajon dhe është nevoja në dërgimin e një sinjali të qartë se, me reforma dhe një bashkëpunim më të mirë rajonal këto vende mund të avancojnë rrugën e tyre drejt BE-së dhe se nuk ka alternativa të tjera”, shprehet Bieber.

Edhe analisti Gabriel Partosh i mëshon idesë se, interesi i Gjermanisë për Ballkanin lidhet me rrezikun që i kanoset BE-së, e në veçanti integrimit të vendeve aspirante, duke humbur shpejtësinë siç ndodhi me Maqedoninë, një vend që ka 10 vite që është vend kandidat”.

Bieber shton se Gjermania nuk e shikon me shqetësim interesimin e investitorëve rusë në rajon, por modelin autoritar rus që mund të implementohet në rajon, “të cilin ne e kemi parë në Maqedoni, ku Rusia është duke mbështetur qeverinë aktuale”.

“Jo se ata janë pro Rusisë, por duken më afër atij lloj autoritarizmi në Rusi. Prandaj, në këtë këndvështrim roli Rusisë në rajon shihet si negativ”, thotë Florian Bieber.

Gjermania mendon se ky mbase është rasti për t’u dhënë fund zvarritjeve të BE-së, për t’u siguruar që të arrihet progres për Kosovën, që të mbahen premtimet e serbëve për normalizimin e marrëdhënieve, dhe për të konfirmuar rolin mbështetës dhe përgjegjësinë e Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

Tragjedia në Durrës, gjykata cakton arrest me burg për Nikoll Radaçin

Tragjedia në Durrës, gjykata cakton arrest me burg për Nikoll Radaçin

ZRRE-ja merr vendim për të hyrat e operatorëve energjetikë

ZRRE-ja merr vendim për të hyrat e operatorëve energjetikë

Osmani: Nuk kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

Osmani: Nuk kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

Musmurati emërohet nënkryetare e Prishtinës, Rama: Po fillojmë bashkëpunimin me PDK-në

Musmurati emërohet nënkryetare e Prishtinës, Rama: Po fillojmë bashkëpunimin me PDK-në

Thaçi: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart…

Thaçi: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart…

Hashim Thaçi intervistë nga Haga: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Hashim Thaçi intervistë nga Haga: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Fatos Geci rikthehet me një koment tjetër të rëndë ndaj Thaçit: Lidhesh për krejt jetën me 19 maj

Fatos Geci rikthehet me një koment tjetër të rëndë ndaj Thaçit: Lidhesh për krejt jetën me 19 maj