Wayne Rooney është shprehur i bindur se Manchester United do të jetë pretendent për titullin e Premier Ligës sezonin e ardhshëm.
Titullin e fundit United e fitoi sa ishte në krye Sir Alex Fergusoni në sezonin 2012-13, por Rooney mendon se ekipi është i bashkuar dhe pritet të jetë pretendent për titull së bashku me Arsenalin, Chelsean dhe Manchester Cityn.
“Sinqerisht mendoj se ne do të jemi më lartë vitin e ardhshëm dhe nuk do të jetë larg për të fituar titullin”, ka thënë Rooney për faqen e tij zyrtare.
“Nëse shikoni 10 nga 11 ndeshjet e para ne kishim vetëm 13 pikë dhe kur shikoni fundin, atëherë unë mendoj se mund të kemi përfunduar më lartë”.
“Jemi të kënaqur me ekipin dhe ne besojmë se do të luftojmë për titull. Me disa nënshkrime të mira ne do të kemi rast të mirë për ta bërë këtë”.