Arminka Heliq, gruaja që po e tmerron Serbinë

22.06.2015 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Arminka Heliq, gruaja që po e tmerron Serbinë

Baronesha me prejardhje boshnjake dhe njëra nga shtatë baroneshat e vetme në Dhomës e Lordëve , po konsiderohet si iniciatorja e rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës, e cila pritet të sillet për votim në KS të OKB-së, së shpejti. Nëse ajo miratohet, vaj halli për Serbinë. Heliq di shumë për Bosnjën dhe Ballkanin, ndërsa ka këshilluar William Haguen kur ku ka qenë minsitër i jashtëm dhe kur është marrë me rajonin tonë. Ajo i ka dhënë shumë leksione edhe Angelina Joelit kur kjo e bëri filmin e saj për luftën e Bosnjës. Për krejt këto, Heliq po llogaritet si gruaja e cila është duke e tmerruar Serbinë

Serbia është duke u dridhur nga frika këto ditë. Dhe nuk janë vetëm bisedimet e vështira me Prishtinën në Bruksel, që mbahen nesër, e ku Beogradit pritet t’i kërkohet të lëshojë pe në shumë gjëra, arsye për këtë.

Ndoshta më e rëndë se cështja e Kosovës, për Serbinë, është rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës, që pritet të sillet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga Britania e Madhe, së shpejti.

Nëse ajo kalon, atëherë Serbia dhe serbët do të identifikohen si shteti dhe kombi që kryen gjenocid, duke e bërë vetën epiqendër të imazhit më të keq të mundshëm ndërkombëtar, për shkak të autorësisë së krimeve më të rënda të mundshme të luftës, ndaj boshnjakëve myslimanë.

E kjo rezolutë, ka për iniciatore një autore të fshehtë, emri i të cilës nuk u bë i ditur deri dje.

Newsweek e Beogradit pretendon se e gjeti atë. Bëhet fjalë për Arminka Helic, një baroneshë misterioze me prejardhje boshnjake, njofton Klan Kosova. Ajo është vetëm njëra nga gjithsej shtatë femrat në dhomën e lordëve të parlamentit britanik.

Ajo besohet se pati ndikim të madh pse Londra vendosi ta propozojë rezolutën për gjenocid të Srebrenicës.

Heliq ka njohuri të shumta për luftën e Bosnjës dhe masakrën e Srebrenicës, duke qenë se ka qenë e përfshirë në disa forma në këtë luftë.

Për shkak të njohurive  të saj, ajo, më 1998, u angazhua nga konservativët si eksperte e Ballkanit. Më vonë arriti të shndërrohet në “njërën nga ekspertët me impresivë të politikës së jashtme në qeveri”.

Për shkak të angazhimit të madh, por diskret, kryeministri David Cameron e nominoi atë për Dhomën e Lordëve. Më 2014 Heliq u emërua baroneshë (pa të drejtë trashëgimie familjare), nga mbretëresha Elizabetë, për shërbimet e shumta ndaj mbretërisë. Kjo i mundësoi asaj që me 24 nëntor 2014 të bëhet pjesë e Dhomës së Lordëve, si e treta femër myslimane që mbërrin këtu nga kampi konservativ.

Heliq aktualisht është duke e këshilluar liderin e Dhomës së Përfaqësuesve në parlamentin britanik, Willuam Hague. Për të, më herët ka punuar edhe si shefe e kabinetit, derisa ai ishte sekretar shteti.

Ajo njihet edhe si bashkëpunëtore e ngushtë e aktores Angelina Jolie. Kjo e fundit, që bëri edhe film për luftën e Bosnjës, e ka quajtur Heliqin si mentore të saj, duke qenë se i ndihmoi shumë për ta kuptuar situatën në Bosnjë. /Klan Kosova

arminka_heliq

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike