Në Bashkësinë e Tiranës, sipas të dhënave të fundit kryetar i ardhshëm do të jetë Erion Veliaj nga Partia Socialiste.
Me një përqindje prej 53.71 për qind, ai i është larguar kundërkandidatit të tij nga Partia Demokratike, Halim Kosova, i cili ka 38.35 për qind të votave.
Ndryshe, numërimi i votave në Shqipëri është duke vazhduar ende. Aty nuk është raportuar për ndonjë incident të rëndë.