Shtatë mënyra që ai të mos humb interesin ndaj jush

22.06.2015 01:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shtatë mënyra që ai të mos humb interesin ndaj jush

1­ Jini spontane

Pasi të keni kaluar disa kohë bashkë, ju do të bini pre e një rutine të caktuar. Do e shihni njëri­tjetrin në ditë të caktuara, do të shkoni në restorante të njëjta dhe do të dilni me njerëz të caktuar. Ndonëse nuk ka asgjë të keqe të kesh një rutinë, ju duhet herë pas here ta thyeni atë. Surprizojeni partnerin me rezervime në një restorant në një tjetër qytet ose blijini bileta për një shfaqje në qytetin tuaj. Bëni çfarë të jetë e nevojshme për ta habitur atë.

2­ Kujdesuni për pamjen tuaj

Nuk ju duhet të vendosni grim çdo mëngjes dhe të nxirrni nga dollapi të gjitha rrobat që keni. Megjithatë, ju duhet që herë pas here të visheni këndshëm për të. Blini të brendshme ose një fustan të ri që atij t’i mbeten sytë aty. Nëse jeni me mashkullin e duhur, ai do të bëjë të njëjtën gjë duke blerë për veten atë që ju dëshironi.

3­ Mos ndaloni së mësuari

Kjo është thelbësore, jo vetëm për marrëdhënien tuaj, por për ju. Nëse keni qenë me një mashkull për disa vite dhe ai nuk ka çfarë të mësoj më për ju, atëherë provoni gjëra të reja. Bëhuni pjesë e një kursi ose ndërmerrni një udhëtim. Në këtë mënyrë, ju do të shijoni jetën bashkë dhe njëkohësisht do të keni gjëra të reja për të mësuar për njëri­tjetri.

4­ Mbani grupin tuaj të miqve

Mos e lejoni partnerin të jetë gjithë jeta juaj. Nëse ai e sheh që ju keni mjaft miq, që dua të kalojnë kohë me ju, ai do të kuptojë sesa me fat është që ju ka dhe nuk do të humbasë interesin. Ja pse është e rëndësishme të organizoni kohën tuaj sepse është mirë të keni një jetë sociale që nuk përfshin mashkullin tuaj.

5­ Vazhdoni takimet

Nëse silleni si një çift i vjetër i mërzitshëm, atëherë do të filloni të ndjeni të njëjtën gjë. Ja pse duhet të vazhdoni të organizoni takime mes jush. Do t’ju japë ju mundësinë të visheni bukur, të shfaqeni bashkë në publik dhe të flirtoni gjatë bisedave. Nëse dëshironi që marrëdhënia juaj të vazhdojë të jetë interesante, ju duhet të veproni si të ishin ende në muajt e mjaltit, ndonëse jeni bashkë prej vitesh.

6­ Jepini atij atë që dëshiron

Ju nuk jeni skllavja e tij por megjithatë ai nuk do të humbë interesin ndaj jush nëse e surprizoni gjithmonë, duke bërë diçka speciale. Nëse e dini që i adhuron ëmbëlsirat, merrini një të tillë para se të shkoni në shtëpi. Nëse e dini se ai urren të hedhë plehrat, bëjeni ju për të nëse ka pasur një ditë të keqe.

7­ Mos humbisni asnjëherë interesin ndaj tij

Nëse nuk doni që ai të humb interesin ndaj jush, atëherë mos e humbisni as ju ndaj tij, shkruan Anabel. Nëse jeni të dy të lumtur duke qenë të përfshirë në jetët e njëri­tjetrit, atëherë nuk ka asnjë problem. Do të jeni gjithmonë të lumtur kur të kaloni kohën bashkë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)