Paris Saint Germain bën hapin e parë konkret për Paul Pogba. Për të mposhtur konkurencën e Barcelonës, drejtuesit e kampionëve të Francës janë gati të derdhin në arkat e Juventusit shumën e cmendur të 98 milionë Eurove për mesfushorin 22-vjecar. Edhe pse Pogba preferon Spanjën si destinacionin e tij të ardhshëm, Juventusi mund ta shtyjë djaloshin e artë të transferohet në Paris, kjo për vetë faktin se bardhezinjtë kërkojnë të shkëputin nga klubi francez dy lojtarë të rëndësishëm si Edinson Cavani dhe Marco Verrati, madje njëri prej tyre mund të përfshihet në operacionin që mund të cojë Pogbanë në Parc des Princes.
Barcelona i ka premtuar talentit francez një vend në skuadër në vitin 2016, por ndërkohë te Juventusi nuk kanë ndërmend të presin skuadrën spanjolle e cila nuk lejohet nga Fifa të blejë futbollistë gjatë kësaj vere dhe po mendojë ta shesin 22-vjecarin te Paris Saint Germain. Gjithsesi do të jetë vetë Pogba ai që do të thotë fjalën e fundit se ku dëshiron ta vijojë karrierën. Përvec Barcelonës dhe Parisit për mesfushorin e talentuar interesohen edhe Manchester City, Chelsea dhe Reali i Madridit.