Më nuk keni nevojë që t’i pengoni miqtë kur janë në punë duke iu dërguar mesazhe nëse planifikoni të dilni me ta diku. Aplikacioni i ri i quajtur ‘Free’ ju mundëson që t’ua bëni me dije miqve se jeni ‘të lirë’ për të dalë me ta, pa i penguar fare nëse janë të zënë duke bërë diçka.
Free është një aplikacion i cili ka për qëllim të zgjidhë problemin e njerëzve të cilët kanë dëshirë të dalin me miqtë por nuk e dinë nëse ata janë të lirë apo të zënë.
Dhe kështu, pa i penguar ata fare me një mesazh, aplikacioni thjeshtë ua bën me dije atyre se jeni të lirë për të dalë diku, transmeton Lajmi.net.
Aplikacioni për iPhone ka për qëllim që të plotësojë atë që krijuesi i tij e sheh si një pengesë të vogël në jetën tonë: aftësinë për të komunikuar kur dikush është i zënë.
Kjo e bën më të lehtë për të dy palët: ju mund të shihni nëse miqtë apo të njohurit janë duke bërë diçka, janë duke planifikuar për të bërë diçka apo anasjelltas.