Një festë lamtumire e Stojan Pelko, këshilltar i Kryesuesit të Zyrës se BE në Kosovë, Samuel Zbogar, i ka bashkuar në një vend kosovarë, sllovenë e musafir të tjerë në një atmosferë relaksuese e krejt të shtendosur në lokalin Soma në Prishtinë.
Pelko gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka mbajtur marrëdhenie të mira dhe shumë të hapura me të gjithë- përfshirë këtu edhe mediat. Kjo padyshim është një humbje për të gjithë.
Sikur shihet edhe në foton e siguruar atmosfera ka qenë shumë miqësore. Janë pajtuar mes tyre edhe drejtori i Vala, Agron Mustafa dhe ai slloven i IPKO.
Shpresojmë vetëm se nuk kanë bërë ndonjë marrëveshje për të mos bërë garë me çmime!/ Gazeta Blic