Telashe të reja për Arturo Vidal. Sikur të mos mjaftonte aksidenti në Kili, ku pasi kishte konsumuar alkol shumë më tepër se kufiri i lejuar për ti dhënë makinës shkatërroi Ferrarin, probleme të reja dalin në pah në lidhje me mesfushorin e Juventusit. Sipas mediave kiliane, që citojnë një burim të forcave të rendit, futbollisti ju është drejtuar me ofendime të rënda agjentëve të policisë që kanë mbërritur në vendngjarjen e aksidentit, dhe madje ka lëshuar një grusht në drejtim të rreshterit Pezoa. ” Vidal Pardo, në mënyrë prepotente dhe arrogante ju ka thënë agjentëve, “policë të shitur, unë jam Arturo Vidal, futbollist i Kombëtares”, dhe pastaj ka tentuar të godasë me grusht rreshterin Pezoa. Për këtë motiv policia kishtë kërkuar përforcime nëpërmjet radios një komisariati në Buin. Agjentët kanë mbërritur shpejt dhe kanë ndihmuar për arrestimin e Vidal i cili fillimisht u transprtua në spital për kontrollet e rasttit dhe pastah në stacionin e policisë për të vijuar procedimin ndaj tij. Është ky rindërtimi i ngjarjes nga policia sipas La Cuarta-s, një prej rrjeteve më të mëdha informative të Kilit./ss/
Vidal në telashe, goditi me grusht një polic pas aksidentit
NGA KATEGORIA