Cikalleshi kalon testet mjekësore te Istanbul Basaksehir
Sokol Cikalleshi ka kaluar me suksest testet mjeksore te skuadra turke Istanbul Basaksehir, ku do të aktivizohet për tre sezonet e ardhshme. Vetëm tre ditë pas miqësores me Francën në Elbasan Arena, sulmuesi kuqezi udhëtoi drejt Stambollit për të mbyllur gjithcka me skuadrën e tij të re, që u tregua e gatshme për të paguar rreth 1.8 milionë Euro për kartonin e tij.
Sipas mediave turke Cikalleshi ka kryer kontrolle të imta, pasi skuadra turke dëshiron të evitojë cdo të papritur, që mund të rrezikojë një investim kaq të madh. 24-vjecari pritet të firmosë një kontratë trevjecare me skuadrën që e mbyll sezon në vendin e katërt në elitën e futbollit turk. Istanbul Basaksehir merr pjesë në Europa League, nga ku do ta nisë nga raundi i tretë paraeliminator.
Për të fituar vendin e titullarit në skuadër Cikalleshi duhet të mposhtë konkurrencën e Semih Senturk, ish-lojtarit të Fenrerbahces dhe kombetarës turke si dhe të francezit Jeremy Perbet, që në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Villarealit. Flitet se nga kontrata me Istanbul Bashaksehir Cikalleshi do të përfitojë rreth 500 mijë Euro në sezon.