Abrashi: S’do të ketë më pensione për ata që marrin edhe jashtë Kosovës

15.06.2015 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Abrashi: S’do të ketë më pensione për ata që marrin edhe jashtë Kosovës

Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, bëri me dije se softueri i ri ka larguar shumë familje nga skema sociale, duke bërë me dije se nuk ka qenë ai që i ka larguar.

“Unë nuk i kam larguar nga skema e ndihmës sociale. E kemi një sistem të integruar që tregon se ajo familje a ka të hyra tjera dhe nuk do ketë më ndihma për ata që kanë familjarë të punësuar. Po ashtu edhe është e pakuptimtë që ata që marrin grante nga ministria e Bujqësisë të marrin po ashtu asistencë sociale. Në skemën sociale duhet me qenë vetëm ato familje që janë në gjendje të rëndë ekonomike. Ne kemi kursyer dy milionë euro duke përjashtuar nga skema sociale persona që kanë qenë pjesë e kësaj skeme e që nuk i kanë plotësuar ose kanë qenë të punësuar dhe kanë marrë ndihmë”, ka thënë Abrashi, ndërsa ka theksuar se rreth 27 mijë familje janë pjesë e skemës sociale, “që i bie rreth 110 000 mijë qytetarë”.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se ministria e tij, vetëm për pensione bazike ndan 120 milionë euro ndërsa për kontributdhënës 70 milionë euro.

“Këtu kemi probleme sepse ka shumë që marrin pensione edhe ata që jetojnë jashtë Kosovës. Kemi bërë një hulumtim se sa pensionistë marrin pensione në Kosovë e nuk jetojnë këtu, ndërsa pensione marrin edhe në Evropë, në regjion apo në vende tjera. Ata vijnë çdo 6 muaj, i marrin pensionet dhe kthehen në vendet e tyre ku jetojnë. Atyre personave që kanë pensione të shteteve tjera, në Kosovë do t’ua ndalojmë me ligj marrjen e pensionit, Këto janë praktika të shteteve evropiane. Nëse ua ndalim pensionin të gjithë atyre që marrin pensione në vende tjera, ne do t’i kursejmë 12 milionë euro. Problem është tek ligji se ligji ua lejon. Pra kush është mbi 65 vjet dhe ka letërnjoftim të Kosovës, merr pension bazik. Ky është defekt i madh. Janë 127 mijë përfitues. Kjo nuk duhet të quhet pension por asistencë. Por, me ligjin e ri, vetëm ata që jetojnë këtu do ta marrin”, ka potencuar Abrashi.

Ndërkaq, në lidhje me OJQ’të fiktive dhe tenderët që ata marrin, ministri Abrashi tha se kjo nuk është edhe aq problematike në krahasim me subvencionet që ata marrin.

“Tek subvencionet është më ndryshe dhe shkon në heshtje. Kam kërkuar auditim në Ministri dhe po e pres raportin për këtë”, u shpreh ministri Abrashi.

Ministri i MPMS-së ka thënë se problem tjetër në ministrinë që ai drejton është edhe inspektorati, duke theksuar se ka shumë dukuri negative, nisur nga mungesa e kontratave në ndërtimtari, kamarierë e shumë shkelje tjera.

“Ka mungesë të inspektorëve të inspektoratit të punës. Shpesh nuk janë fajtorë vetëm pronarët e firmave, por janë edhe punëtorët sepse ata nuk dëshirojnë të nënshkruajnë kontratë sepse marrin ndihma nga shteti, që mos t’ju ndalet ndihma”, ka thënë ai.

Abrashi bëri me dije se në tërë Kosovën mendohet se janë rreth 850 familje të pastrehë, ndërsa për t’u siguruar të gjithë atyre kulm mbi kokë kushton rreth 10 milionë euro, ndërsa theksoi se “kjo nuk është kosto e madhe”.

Tutje, ai bëri me dije se ministria që ai drejton do të ofrojë mikro-grante për punësim, apo për hapje të bizneseve të vogla.

“Do t’i financojmë me nga 2 mijë deri në 6 mijë euro”, bëri me dije ministri Abrashi, ndërsa theksoi se ministria që ai drejton veçse ka nisur subvencionimin e pagave në sektorin privat për ato kompani që do kenë marrëdhënie me ministrinë në pranimin e punëtorëve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Osmani: Sa herë që Kosova ka nevojë për urtësi, kthehet te Rugova

Osmani: Sa herë që Kosova ka nevojë për urtësi, kthehet te Rugova

OVL UÇK – Prokurorisë Speciale: Etiketimi i Clarkut dhe Rubinit si të njëanshëm ju zhyt në armiqësi politike

OVL UÇK – Prokurorisë Speciale: Etiketimi i Clarkut dhe Rubinit si të njëanshëm ju zhyt në armiqësi politike

Kurti: Xhandarmëria domosdoshmëri përballë kërcënimeve terroriste dhe grupeve paraushtarake

Kurti: Xhandarmëria domosdoshmëri përballë kërcënimeve terroriste dhe grupeve paraushtarake

Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është pjesë e rrjetit tonë

Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është pjesë e rrjetit tonë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës