BDI e dëshpëruar për dështimin e bisedimeve në Bruksel

12.06.2015 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
BDI e dëshpëruar për dështimin e bisedimeve në Bruksel

BDI konsideron që marrëveshja e arritur me 2 qershor 2015 me përkujdesjen e partnerëve ndërkombëtar vazhdon të mbetet bazë e mirë për tejkalimin e krizës.

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm e BDI-së në mbledhjen e mbajtur sot, diskutoi gjerësisht mbi zhvillimet e fundit politike në vend pas mos arritjes së marrëveshjes në mes partive politike në bisedimet e Brukselit.
“Pas informimit gjithëpërfshirës nga ana e Kryetarit Ali Ahmeti, Kryesia e BDI-së shpreh dëshpërimin për dështimin e bisedimeve dhe mosrespektimin e marrëveshjes së nënshkruar në mes liderëve të katër partive politike kryesore në vend”, thuhet në një komunikatë për media.
BDI konsideron që marrëveshja e arritur me 2 qershor 2015 me përkujdesjen e partnerëve ndërkombëtar vazhdon të mbetet bazë e mirë për tejkalimin e krizës.
“Prandaj i ftojmë liderët e partive politike në vend që të reflektojnë seriozisht mbi mundësinë për të gjetur një zgjidhje në kuadër të kornizës së arritur me 2 qershor 2015 duke tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe duke vendosur interesat e qytetarëve dhe të vendit në rend të parë”, thuhet në komunikatë nga partia e Ali Ahmetit.
Kjo parti fton partnerët ndërkombëtar që të vazhdojnë angazhimin dhe të mos e humbin besimin te kapaciteti, vullneti dhe përkushtimi i liderëve për gjetje të një zgjidhje për të dalë nga kriza.
“Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm gjithashtu shqyrtoi edhe pozicionin e BDI-së përkundrejt zhvillimeve të fundit dhe vendosi që këtë çështje ta shtrojë para Këshillit të përgjithshëm si organ më i lartë i partisë për të vendosur duke i lënë të hapura gjitha opsionet për pozicionin e BDI-së në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë