Komuna e Gjilanit po vazhdon t’u dalë në ndihmë qytetarëve të saj për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Komuna ka ndërmarrë një aksion sot për eliminimin e deponive të egra, ku sot janë eliminuar dy të tilla në rrugën “Elez Agushi” në lagjen që kryesisht banon komuniteti rom.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, tha se edhe disa shtëpi ta pabanuara të komunitetit rom janë shndërruar në deponi të egra dhe po paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve, prandaj kanë ndërmarrë këtë aksion për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Komuna e Gjilanit apelon qytetarët që ta ruajnë ambientin dhe të mos hudhin mbeturina vend e pavend sepse do të pasojnë gjobat ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm.