Spanjës I mjafton vetëm një pjesë për të mundur 2-1 Kosta Rikën, por skuadra e Del Bosques nuk shkëlqen. Në Leon përballë cerekfinalistëve të botërorit të fundit, kombëtarja iberike vuajti shumë për të marrë fitoren pavarsisht përkrahjes së zjarrtë të publikut. Një herë kampionët e Botës nuk e nisën aspak mirë sfidën, me amerikano qëndrorët që kaluan në epërsi që në minutën e 5-të me një gol të Venegas që shfrytëzoi një pasim të të pashtershimit, Joel Campbell.
Përgjigja e spanjollëve ishte e shpejtë pasi në të 7-tën Paco arriti të vendosë barazpeshën duke shfrytëzuar mjaft mirë një zbritje të ekipit të Del Bosques.
Barazimi I dha Spanjës më shumë dëshirë për të kërkuar fitoren dhe në të 30-tën, vendasit morën epërsinë me një finalizim të Fabregasit.
Kosta Rika pavarsisht disavantazhit vazhdoi të luante shumë mirë duke treguar se cerekfinalet e një viti më parë në Botëror nuk kishin qenë aspak një rastësi. Miqtë krijuan disa mundësi për të gjetur golin e barazimit por nuk arritën të shënojnë duke dalë të mundur në fund në këtë sfidë miqësore përballë spanjolëve.