Volvo sjell kontrollin e makinave përmes Apple Watch

E publikuar: 08/06/2015 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A do të zëvëndësojë një ditë ora inteligjente celsat e makinës tuaj? Sigurisht që kjo është e mundur dhe kompania e prodhimit të makinave Volvo ka bërë një hap më tej drejt kësaj risije.

Prodhuesi suedez lajmëroi së fundmi se ka përditësuar aplikacioni Volvo On Call, me anë të të cilit përdoruesi mund të kontrollojë funksione të caktuara të makinës së tij përmes pajisjes Android, iOS apo Windows Phone. Përditësimi ofron gjithashtu mbështetje ndaj Apple Watch dhe orëve të tjera inteligjente të platformës Android Wear.

Po le të flasin pak për këtë aplikacion. Volvo On Call u lancua në vitin 2001 si një sistem sigurie i cili ofronte një integrim mes automjetit dhe telefonit të përdoruesit në rastet kur ishte e nevojshme asistenca. Ndërsa tani Volvo On Call është zhvilluar nga një sistem i tillë në një aplikacion tepër funksional me anë të të cilit përdoruesi mund të hapë apo kycë dyert, të aktivizojë kondicionerin, të ndezë radion, të ndezë motorrin etj. Madje Volvo On Call ndihmon përdoruesin të gjejë makinën në parking nëse nuk e mban mend se ku e ka parkuar atë.

Tani falë përditësimit më të fundit, të gjitha funksionet e lartpërmendura mund të kontrollohen nga kyci juaj. Një imazh i publikuar nga Volvo tregon një orë ekranin e një Android Wear në të cilin shfaqet një njoftim ‘Dyert janë të hapura. A doni ti mbyllni?’. Përtej kësaj Voice On Call do të ofrojë mbështetje për Cortana dhe do ti lejojë përdoruesit të transferojnë informacione navigimi nga smartfoni i tyre drejt automjetit. Në këtë mënyrë Volvo i bashkohet kompanive të tjera si Volkswagen, BMW, Porche dhe Hyundai të cilat ofrojnë mbështetje për orët inteligjente. /pcworld