Ja disa këshilla nga femrat franceze për seksin?! +18 (Foto)

E publikuar: 08/06/2015 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke ditur që Parisi është qyteti më romantik në botë, mund të kuptohet se homologët tanë francez dinë më shumë për artin e dashurisë.

Këtë verë, shkrimtarja franceze Sophie Fontanel zbuloi se për 12 vjet nuk kishte pasur marrëdhënie seksuale.

Në librin e saj “The Art Of Sleeping Alone”, i cili në New York u përshkrua si “shumë francez”, ajo shpjegon atë që ajo ka mësuar rreth seksit dhe sensualitetit gjatë kësaj periudhe.

Ky botim bëri që të kuptohet se ka shumë dallime në jetën seksuale të femrave në Francë dhe në vendet e tjera të botës, andaj më poshtë mund të lexoni disa nga këshillat që ofrojnë zonjat franceze.

Në vitin 2012, psikiatri dhe seksologu i njohur Philippe Brenot publikoi një raport 300 faqesh mbi seksualitetin e femrave franceze me titullin “Les Femmes, Le Sexe Et L’amour”.

Brenot anketoi 3.444 femra heteroseksuale të moshës 15-80 të cilat ishin të martuara ose në një bashkim civil me partnerët e tyre.

74 për qind e të anketuarve të tij kanë thënë se “nuk kishin probleme” për të përjetuar asnjë dëshirë ose kënaqësi.

Këto rezultate tregojnë se shumica e grave franceze gjenin kënaqësi seksuale, kështu që ndoshta gjithçka varet nga udhëtimi dhe jo destinacioni.

Sipas të dhënave nga viti 2008, 90 për qind e grave franceze mbi moshën 50 vjeçare janë seksualisht aktive në krahasim me 60 për qind të grave në Amerikë.

Hulumtimet tregojnë se femrat mbi moshën 50 vjeçare e shijojnë seksin si ato në të 20-at, andaj nuk keni pse prisni.

Në librin e saj “La Seduction: How The French Play The Game of Life” Elaine Sciolino shpjegon se si joshja luan një rol thelbësor në kulturën franceze.

Por francezët me joshje nuk kuptojnë të njëjtën gjë që mendojmë ne.

“Joshja është komunikim”, i kishte thënë Sciolino revistës “Forbes” në vitin 2011.

“Kjo mund të jetë një komunikim arome, komunikim i të shikuarit. Mund të jetë një komunikim i të folurit ose mund të jetë bisedë në mes të dy diplomatëve. Në thelb ajo është kontakt me personin tjetër për të parë dallimet dhe të përbashkëtat. Kështu vendosni se çfarë keni të përbashkët dhe pastaj zhvilloni ato”, ka thënë ajo.

Në vitin 2001, John Gagnon dhe Alain Giami publikuan një artikull duke krahasuar seksin dhe seksualitetin në Francë dhe SHBA.

Gjetjet e tyre kanë treguar se të anketuarit francezë kishin më shpesh marrëdhënie seksuale dhe ishin më të prirur për monogami dhe lidhje të gjata.

“Dallimi më i madh në mes të grave franceze dhe grave amerikane mund të përmblidhet kështu: francezët janë maratonistë derisa amerikanët sprinterë. Ndonjëherë është mirë për tu ngadalësuar”, kishte thënë Giami në qershorin e vitit 2003.

Studimi i Gagbot dhe Giami zbuloi se francezët janë më të prirur për shoqëri dhe bashkëjetesë se martesë.

“Francezët pëlqejnë më shumë “bashkëjetesën paramartesore”. Kjo do të thotë se francezët janë më pak të prirur të shohin martesën si hap natyral para se të jetojnë me njëri-tjetrin.

“Martesa nuk është e vetmja mënyrë e ndershme dhe e përgjegjshme e lidhjes”, ka shpjeguar Giami.

Në intervistën për “Fobes”, Elaine Sciolino kujton një këshillë që këngëtarja dhe aktorja franceze i kishte dhënë asaj: “Asnjëherë mos qëndroni lakuriq para syve të të dashurit tuaj”.

Pavarësisht se mendohet se të ndihesh rehat në lëkurën tuaj pavarësisht situatës është diçka për të festuar, nuk është diçka për të cilën mund të thuhet si zbulim i madh.

“E gjitha ka të bëjë me veshjen dhe zhveshjen, fshehtësinë dhe të fshehtën dhe zbulimin e saj”, ka sqaruar ajo./Puhia.com