Vlerësimi i projekteve për grantet e zhvillimit rural

05.06.2015 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vlerësimi i projekteve për grantet e zhvillimit rural

Ka përfunduar vlerësimi i parë i një pjesë të projekteve që kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësië, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Vlerësimi është bërë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), si institucion përgjegjës për zbatimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Ndërkaq, vlerësimi për projektet e tjera po vazhdon me intensitet të shtuar dhe në përpupthje me kriteret e parapara me Udhezimin Administrativ 01/ 2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015 (UA 01/2015), si dhe Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015 (PBZHR 2015).
Vlerësimi preliminar i projekteve konkurruese ka përfunduar për Masen 103 – Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, në nënmasat: 103.1 Përpunimi i qumështit, 103.2 Përpunimi i mishit, 103.3 Përpunimi i pemëve dhe perimeve, si dhe 103.3a Prodhimi i verës. Vlerësimi preliminar ka përfunduar edhe për Masen e Ujitjes së Tokave Bujqësore, si dhe për nënmasat 101.3a Trashja e viçave, 101.4a Prodhimi i qumështit nga lopët dhe 101.4b Prodhimi i qumështit nga delët që janë në kuadër të Mases 101 – Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore.

Në pajtim me UA 01/2015, si dhe dokumentet tjera përkatëse, sot janë marrë vendimet për aprovimin e vlerësimeve preliminare dhe poashtu, nga kjo ditë hapet edhe përiudha për ankesat potenciale dhe për kontrollin e parë në terren. Të gjithë aplikantët kanë të drejtë ankese, të cilën duhet ta dorëzojnë në formë të kërkesës për rishqyrtim, drejtuar Komisionit për Shyrtimin e Ankesave, në selinë e AZHB.

AZHB në ditët në vazhdim do të bëjë publike edhe vlerësimet preliminare të projekteve konkurruese në masat dhe nënmasat e tjera, të parapara në PBZHR 2015. Gjithashtu, pas shqyrtimit të ankesave eventuale dhe kontrolleve në terren do të përpilohet lista finale e projekteve të miratuar, e cila gjithashtu do të publikohet me kohë.

Me poshtë, ju lutem gjeni edhe disa sqarime të rëndësishme, në lidhje me procesin e deritashëm dhe fazat pasuese, deri në miratimin e listës finale të projekteve të miratuara:

• Lista e publikuar është preliminare dhe nuk është finale. Lista finale e projekteve të miratuara do të finalizohet dhe do të publikohet pas përfundimit të afatit të ankesave dhe pas kontrollit të parë në terren.

• Në këtë fazë, përfitues të mundshëm janë të gjithë ata aplikantë që pas vlerësimit kanë marrë numrin më të lartë të pikëve dhe kanë plotësuar gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.

• Në këtë fazë, nuk janë përfitues të mundshëm aplikantët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për t’u konsideruar përfitues të mundshëm, bazuar në buxhetin e miratuar për këtë nënmasë. Në rastet kur aplikantët kanë pikë të barabarta, sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë, përparësi në përzgjedhje ka aplikanti që ka aplikuar me herët.

• Aplikantët që nuk e kanë kaluar fazën e vlerësimit administrativ janë të gjithë ata aplikantë që nuk e kanë dorëzuar gjithë dokumentacionin e kompletuar, sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR)Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.

• Të gjithë aplikantët kanë të drejtën e ankesës, të cilën duhet ta dorëzojnë në formë të kërkesës për rishqyrtim drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave.

• Afati i ankesave, në pajtim me nenet 33 dhe 34 të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR)Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015 është 15 ditë nga dita e marrjes së vendimit (5 Qershor) dhe zgjatë deri ditën e Shtunë, më 20 Qershor, ora 16:00. Ankesat dorëzohen në zyrat e Agjencisë për Zhvillim e Bujqësisë (AZHB) në Prishtinë, rruga Nazmi Gafurri (Rruga për Gërmi, afër Gjimnazit Sami Frashëri).

• Aplikantët që dëshirojnë të marrim më shumë informata, mund të drejtohen në zyrat e AZHB, çdo ditë pune, si dhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 15:00.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit