Mësuesi përdhunues pyet nxanësen: Pse tregove? T’kisha çue unë me abortue!

E publikuar: 03/06/2015 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

62-vjeçari Demir Hoxha, mësues i shkollës 9-vjeçare në fshatin Kryekuq të Divjakës në rrethin e Lushnjës, në Shqipni, asht arrestue nga policia sepse akuzohet për marrëdhanie seksuale me nji nxanëse 12 vjeçare. Denoncimi asht ba nga familjarët e nxanëses së dhunueme seksualisht me inicialet A.K., e me të cilën 62-vjeçari kryente marrëdhanie rregullisht në ambjentet e shkollës.
U ba ndalimi i shtetasit Demir Hoxha, i datëlindjes 28.03.1953, lindun në Gramsh dhe banues në fshatin Zharnec, Divjakë, me profesion mësues. Ndalimi i këtij shtetasi u ba për arsye se ka krye marrëdhanie seksuale me dhunë në mënyrë të përsëritun me shtetasen e mitur A.K., duke shfrytëzuar detyrën si mësues kujdestar i saj në shkollën 9-vjeçare, ngjarje kjo e ndodhur në ambientet e kësaj shkolle, – thuhet në njoftimin e policisë.
Në ambientet e policisë në Komisariatin e Lushnjës mësohet ka pasë një ballafaqim mes mësuesit të arrestuem dhe nxanëses së abuzueme. Demir Hoxha e ka pyetë 12-vjeçaren se pse u ka tregue prindërve, tue i thanë se nësë ajo kishte me mbetë shtatzanë, ai kishte me e çue në spital për me abortue.
Pse u tregove prindve? Nëse kishte me mbetë shtatzanë, unë kisha me t’çue në spital për me abortue, – i asht drejtue 62-vjeçari nxanëses së mitun. /rrokum/