Luis Enrique: Messi i shënon çdo ekipi, edhe Juves!

02.06.2015 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Luis Enrique: Messi i shënon çdo ekipi, edhe Juves!

Te Juventusi nuk mund të fërkojnë duart sepse Andres Iniesta do të bëjë gjithcka për të qenë në finalen e madhe të Berlinit. Mesfushori spanjoll po punon fort për të qenë gati të Shtunën. Dicka të tillë e pranoi vetë Iniesta në deklaratën për mediat.

” As që më shkon nëpër mend se mund të mungoj në finale. Ndiej vetëm pak dhimbje asgjë më shumë. Shpresoj që nga sot e deri të Shtunën gjërat të shkojnë mirë për mua dhe të mund të luaj në finale. Dëshiroj të ndihmoj skuadrën të ngrejë lart trofeun e Championsit, që të mbyllim në mënyrën më të mirë një sezon fantastik për ne”.

Më pas Iniesta u përqëndrua te kundërshtari. Sipas tij Juventusi është një ekip për tu patur frikë pasi ka arritur me meritë deri në finale.

” Nuk mendoj se ka një skuadër favorite në këtë finale. Do të kemi përballë një ekip që nuk di vetëm të mbrohet. Nuk e ndiejmë veten favoritë, madje do të ishte një gabim i madh nëse mendojmë dicka të tillë. Allegri? Ai i respekton shumë futbollistët tanë ashtu sic respektojmë edhe ne lojtarët e Juventusit. Pastaj nuk duhet të harrojmë që ata kanë në skuadër një futbollist ekspert si Pirlo”.

Në të njëjtën linjë me Andres Iniestan u shpreh edhe trajneri i Barcelonës Luis Enrique. 45-vjecari asturian u bëri thirrje futbollistëve të tij të kenë kujdes nga Juventusi pasi sipas Enriques bardhezinjtë janë një kundërshtar shumë i rrezikshëm.

” Ne i njohim mirë ata. Janë një skuadër shumë e fortë dhe për më tepër kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm. Juventusi ka fituar Serinë A dhe Kupën e Italisë dhe është me meritë në finalen e Championsit. Ndaj tyre do të jetë një ndeshje shumë e bukur me një intensitet të madh. A është kjo ndeshja më e rëndësishme për ne? Nuk kam menduar për dicka të tillë, deri tani kemi bërë paraqitje shumë pozitive në Champions League. Messi? Nuk kam asnjë dyshim Leo mund ti shënojë çdo skuadre”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit