Jam 40-vjeçar, nga Gjilani. Kam një familje të shëndoshë dhe një martesë shumë të mirë me gruan time, e cila është 5 vjet më e re se unë dhe i kemi 3 vajza…
Me gruan time u njohëm dy vjet para se të martoheshim, ndërsa në martesë jemi qe 5 vjet dhe deri tash i kemi 3 vajza. Edhe në aspektin seksual kalojmë mirë dhe nuk kemi telashe as në këtë pikë. Por, kohëve të fundit në mua është rritur dëshira për seks dhe gruaja filloi të mos më mjaftonte. U bëra i pangopshëm…
Sidoqoftë, prej momentit kur jam njoftuar me gruan time e deri në verën që shkoi, gruaja ime ka qenë e vetmja që kam fjetur me të. Por, gjërat në mua ndryshuan nga vera që shkoi, kohë kjo kur nga Perëndimi filluan të vinin mërgimtarët tanë. Në atë turrë mërgimtarësh erdhi edhe F., të cilën e njoha rastësisht në restorantin e njohur jashtë qytetit tonë. Ajo ishte me vajzën e vet tri vjeçe dhe pasi ndërruam disa fjalë ndërruam në shpejtësi numrat e telefonit.
Kaluan dy ditë dhe, për çudi, nuk më telefonoi, sepse e lamë që ajo të telefononte e para, kuptohet kur të ishte e lirë. Të tretën ditë nuk u durova dhe e thirra vetë. Më tha: “Posa desha të të thërras. Takohemi po në të njëjtin vend ku edhe u njohëm”, më tha në shpejtësi dhe ma mbylli telefonin.
Shpejt e shpejt u bëra gati dhe shkova në restorant, në mënyrë që të arrija para saj. Thënë të drejtën, mendova se përsëri do të jetë me vajzën e vet, por befasia ishte e madhe kur e pash se doli nga vetura vetë.
U ngrita nga karrigia që ta pres në këmbë. Posa m’u afrua më tha: Lum gruaja që të ka, se sot po dukesh edhe më bukur!”. Unë u hutova nga fjalët e saj dhe as që munda ta përshëndesja.
U ulëm dhe pasi shkëmbyem një muhabet jo aq edhe të gjatë, erdh kamerieri dhe porositëm pije e më vonë edhe ushqim. Por, as nuk më pihej e as nuk më hahej, sepse sytë m’u ngulitën në trupin e saj dhe goja nuk më bënte as ta pyesja gjë. Në fund, kur edhe erdhi koha të ngriheshim, e dija se më kurrë nuk do e shihja, sepse ajo pas dy ditësh kthehej në Zvicër, andaj edhe e bëra zemrën gur dhe troç i thash: “A shkojmë në dhomë?”.
Ajo, si me tallje, më tha: “Për atë edhe kam ardhur, o i marrë!”.
Hipëm secili në veturën e vet. Unë u nisa i pari e ajo pas meje. Në motelin e parë u ndalëm. Hyra brenda dhe pasi rezervova dhomën, shkova te vetura e saj, ia hapa derën dhe të dy u nisëm drejt shkallëve, e që çonin në katin e dytë.
Në dhomë, meqë ajo e kishte kohën e kufizuar, pa një e pa dy u palavitëm nëpër shtratin e gjerë… Ishte e hatashme. Ishte një kënaqësi që kurrë në jetë nuk e kisha përjetuar më parë dhe as që pres ta përjetoj më…
Në ndarje i thash se ti më the “Lum gruaja që të ka”, e unë po të them: “Lum burri që të ka, sepse femër më të lezetshme s’kam pa!”/.Sh./Kosovarja/