Ja si ta kuptoni nëse gruaja juaj flirton me meshkuj të tjerë

24.05.2015 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja si ta kuptoni nëse gruaja juaj flirton me meshkuj të tjerë

Miqësi apo flirt? Ja sinjalet për ta kuptuar

 Psikologji

Nuk jeni të qartë nëse po përjetoni një miqësi apo diçka më shumë? Flirtimi ndodh pa e kuptuar. Ja se cilat janë sinjalet më të dukshme për të qenë sa më të qartë në këtë drejtim

 

Ndodh më shpesh nga sa mund të mendohet që një miqësi në dukje e pafajshme, të “shkasë” në flirtim. Nga ana tjetër, shpeshherë sinjalet e një tërheqjeje reciproke nuk shënjojnë shkuarjen drejt një marrëdhënieje dashurore. Po cilat janë kambanat e alarmit për të kuptuar nëse bëhet fjalë për miqësi apo për flirt?

Kërkim i vazhdueshëm i kontaktit fizik

Mund të jetë një përqafim, një ledhatim, dora mbi dorë, ndoshta një puthje në faqe, ose një prekje e thjeshtë në mënyrë të pandërgjegjshme. Fakti është se miqësia “e dashur” kërkon vazhdimisht kontakt fizik, edhe pse gjërat nuk shkojnë më tej.

Provokime me qëllim të keq

Një tjetër karakteristikë e miqësisë së interesuar është provokimi, duke thënë batuta pak a shumë të pafajshme të tilla si “E di se nuk je aq mjaftueshëm mashkull, “Na trego se çfarë di të bësh”, “Çfarë muskujsh” e kështu me radhë.

Pyetje interesante

Miku i interesuar bën shpesh pyetje të paqarta, për shembull pyet “Ku ishe këtë mbrëmje, pse nuk më telefonove më, del me dikë?” për të testuar territorin dhe për të verifikuar nëse ka “flakë” të reja në horizont. Nuk u besoni justifikimeve të tij/saj, është më shumë sesa thjesht kuriozitet.

E telefononi njëri-tjetrin ditë e natë

E ashtuquajtura marrëdhënie flirti është raport i një miqësie simbiotike: dy persona flasin shumë shpesh në telefon, frekuentohen ditë dhe natë, e njohin përditshmërinë e njëri-tjetrit dhe është e pamundur që mos ta dinë se ku ndodhet njëri apo tjetri.

Mbështeten emocionalisht

Suporti emocional reciprok është një komponent bazë i miqësisë së “dashur”. Në fakt, ndodh që dikush të dojë të flasë me tjetrin derisa të “shfryhet”, të japë dhe të marrë këshilla, të përkëdhelet reciprokisht, duke krijuar një intimitet që i kalon kufijtë e një miqësie normale.

Xhelozia

Edhe pse shoqja/shoku stimulon lumturinë për marrëdhënien tuaj dashurore, ajo/ai nga ana tjetër vuan shumë. Kur ekziston një interes, dashuri, xhelozia është e vështirë që të mbahet përbrenda. Herët a vonë ajo do të shpërthejë në mënyrë të papritur dhe aty mund ta kuptoni vërtet se nuk është një miqësi, por diçka më shumë.

Tregimi i anës më të mirë

Në botën njerëzore, përpjekjet për të bërë për vete dikë kanë të bëjnë drejtpërdrejt me përpjekjet për të treguar anën tonë më të mirë.

Gëzimi kur shiheni

Edhe kjo është një shenjë e qartë flirtimi dhe shihet sidomos nëse takoheni me këtë person papritur në rrugë dhe përplasni shikimet me njëri-tjetrin. Nëse ai gëzohet shumë, kur ju takon dhe e shpreh atë gëzim, edhe pse nuk kaloni aq shumë kohë bashkë, kjo është një shenjë e qartë se ju pëlqen.

Sytë shkëlqejnë

Një nga shenjat më të mëdha të flirtimit, që mund të shihni te dikush, është shkëlqimi i syve. Kjo është një shenjë që nuk mund të fshihet, përkundrazi ajo vërehet edhe me zgjerimin e syve.

Mund të jetë një përqafim, një ledhatim, dora mbi dorë, ndoshta një puthje në faqe, ose një prekje e thjeshtë në mënyrë të pandërgjegjshme ato që bëjnë dallimin mes një miqësie dhe një flirtimi

Një nga shenjat më të mëdha të flirtimit, që mund t’i shihni te dikush, është shkëlqimi i syve. Kjo është një shenjë që nuk mund të fshihet, përkundrazi ajo vërehet edhe me zgjerimin e syve

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)