Shefi ekzekutiv i Bayernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenige e cilësoi si të shkëlqyer punën e bërë nga Pep Guardiola në krye të kampionëve të Gjermanisë gjatë këtij sezoni. 59-vjeçari i cili në të kaluarën ka fituar shumë me Bayernin si futbollist në një intervistë për mediat falenderoi trajnerin spanjoll. Sipas Rummeniges, Guardiola duhet vlerësuar për punën që ka bërë gjatë këtij sezoni pasi sipas tij nuk është asnjëherë e lehtë të motivosh dhe të bësh të vrapojnë futbollistë që u mungojnë stimujt pas suksesesh radhazi.
Tifozët e Bayernit pretendonin shumë më tepër nga ky sezon por në fund u kënaqën vetëm me titullin e Bundesligës. Gjithsesi për Rummenigen skuadra ka zhvilluar një sezon të sukseshëm edhe pse e mbylli atë me vetëm 1 trofe. Ne kemi në ekip 7 kampionë bote dhe të motivosh lojtarë që vinë pas një triumfi kaq të madh për një tjetër titull në Gjermani që në të kaluarën ata e kanë fituar disa herë nuk është e thjeshtë, por një gjë të tillë e bëri shumë mirë Guardiola shtoi në vijim Rummenige. Këtë të Shtunë me fitoren 2-0 ndaj Mainzit Bayerni festoi titullin e 25-të me futbollistët që pasi morën në duar Meisterchalen u lanë në dushin tradicional të birrës. Në Champions League dhe Kupën e Gjermanisë bavarezët nuk shkuan më shumë se faza gjysmëfinale duke u eliminuar nga Barcelona dhe Borussia e Dortumundit./ss/