Presidentja Atifete Jahjaga e cila po qëndron në Aman të Jordanisë si pjesëmarrëse në Forumin Ekonomik Botëror, ka dhënë një intervistë për Klan Kosovën.
Ajo ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje tërheq investitorë dhe njohje për Kosovën.
Siç ka thënë e para e vendit se janë duke e shfrytëzuar çdo moment që ti tregojë botës se Kosova ka përparuar.
“Vetë prezenca e Kosovës në mënyrë të barabartë me te gjitha vendet e tjera, është një mesazh i mirë i krijimit të opinionit pozitiv për Kosovën dhe njohjen e saj”, ka thënë Jahjaga.