Refuzoi Realin për Barcën

E publikuar: 23/05/2015 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gerard van der Lem pohon se trajneri Louis van Gaal kishte refuzuar Real Madridin për të drejtuar Barcelonën në vitin 1997.Ish-asistenti i Louis van Gaal, Gerard van der Lem ka zbuluar se aktualisht trajneri i Manchester United, ka refuzuar ofertën për të drejtuar Real Madridin në vitin 1997, ndërsa mori drejtimin e Barcelonës.
Strategu holandez ishte emëruar në postin e trajnerit te gjiganti katalan pasi ishte shpallur Kampion i Evropës me Ajaxin.
“Real Madrid dhe Barcelona kërkonin Van Gaal në vitin1997”, deklaroi Der Lem.
“Ai më pyeti se çfarë të vendosim. Unë i thashë se preferoj Barcelonën. Madridi është i duhuri në mes të Spanjës dhe është gjithmonë tepër nxehtë në verë dhe shumë ftohtë në dimër”.
“Barcelona ka një klimë shumë të këndshme, dukej si një qytet i bukur dhe unë gëzohesha për detin. Louis pastaj më tha se ai do të hapë bisedimet me Barcelonën”.
63-vjeçari arriti të fitoi dy tituj të La Ligas me Barcën pas qëndrimit të tij tre vjeçar në Camp Nou, ndërsa aktualisht drejton Manchester United. /Politiko.net