Edhe pse kanceri në gji është një sëmundje që zakonisht lidhet me gratë, rreth 350-400 raste të reja të kancerit në gji diagnostifikohen edhe tek meshkujt çdo vit në Britani të Madhe.
Tani, një studim i ri ka gjetur se meshkujt me nivele natyrale të larta të hormonit femëror ‘estrogjen’ janë në një rrezik më të madh nga kjo sëmundje se sa të tjerët.
Hulumtuesit gjetën se meshkujt me nivele të tilla të larta ishin 2.5 herë më të rrezikuar nga formimi i kancerit në gji se sa ata me nivele më të ulëta,
Kjo është hera e parë që qarkullimi i estrogjenit në gjak ka qenë i lidhur pozitivisht me kancerin e gjirit tek meshkujt, pavarësisht se lidhja mes hormonit dhe gjirit, mitrës dhe kancerit ovarian tek gratë ka qenë e njohur.
Çdo vit, rreth 50,000 gra në Britani të Madhe diagnostifikohen me kancer në gji, duke e bërë sëmundjen kryesisht femërore, transmeton Lajmi.net.
Hulumtimi i ri krahasoi nivelet e estrogjenit në 101 meshkuj të cilët kishin zhvilluar kancer në gji dhe 217 meshkuj të shëndetshëm.
Udhëheqësi i studimit, profesori Tim Key nga Cancer Research në Britani, tha: “Ne kemi treguar për herë të parë se njëjtë si disa forma të kancerit tek gratë, estrogjeni ka një rol të madh në kancerin e gjirit tek meshkujt.”
“Kështu që, sfida e tanishme është që të zbulohet se çfarë bën ky hormon që shkakton këtë formë të rrallë të sëmundjes tek meshkujt, dhe pse disa meshkuj kanë nivele më të larta të estrogjenit në gjak,” shtoi ai.