Sulmuesi shqiptar i Basel-it, Shkëlzen Gashi ka shkëlqyer këtë edicion në Superligën zvicerane.
Kjo ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e skuadrës italiane Lazio, e cila e dëshiron me çdo kusht sulmuesin shqiptar.
Sipas të përditshmes italiane, Tuttomercatoweb.it, Gashi do të transferohet te Lazio në rast se ‘bardhkaltërit’ sigurojnë një biletë për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi i Basel-it ndiqet prej kohësh nga drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare, i cili gjatë verës do të nisë një ofertë për shqiptarin.
Gashi gjatë këtij sezoni me Basel-in ka realizuar 21 gola.