Juventusi fitoi Kupën e Italisë, por në qendër të spektaklit nuk janë bardhezinjtë por njëri prej tyre i veshur i tëri me të bardha.
Është Andrea Pirlo ylli që shkëlqen sërish jo për lojën në fushë, por për performancën e rrallë në dhomat e zhveshjes. Entuziazmi ishte aq i madh në Olimpico sa që 36-vjeçari donte të ndante emocionet me të gjithë ndjekësit e tij në Twitter por pa vënë re një detaj. Në momentin që postoi foton me kupën në duar, Pirlo ishte gati i zhveshur ose më saktë i veshur vetëm me të brendshme. Imazhi u kthye menjëherë në një hit të rrjeteve sociale, ndaj nuk do të ishte aspak e habitshme që futbollisti legjendar të marrë ndonjë ofertë për t’u bërë imazhi i ndonjë marke për veshje intime./supersport/