Boateng u nervozua pas një ndërhyrje të Lewandowskit dhe nxitoi drejt sulmuesit polak. Kapiteni Philipp Lahm, bashkë me Mehdi Benatian dhe Rafinhan hynë në mes për të shmangur një kontakt fizik mes lojtarëve.
Ndërkohë, Guardiola që nuk dukej shumë i befasuar nga ajo që ndodhi, vendosi të largojë dy lojtarët nga stërvitja. Bayern është duke u përgatitur për ndeshjen e fundit në kampionat, që luhet më 23 maj në “Allianz Arena” kundër Mainz-it.