Lajmi që Glauk Konjufca është shpenzuesi i dytë më i madh në Kuvend, është i pavërtetë

20.05.2015 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lajmi që Glauk Konjufca është shpenzuesi i dytë më i madh në Kuvend, është i pavërtetë

Lëvizja VETËVENDOSJE! reagon fuqishëm kundër shpifjes së fundit ndaj Drejtuesit të Grupit tonë Parlamentar, z. Glauk Konjufca, se gjoja ky i fundit paska shpenzuar më së shumti derivate të paguara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke bërë gjoja 6 mijë e 17 kilometra me veturë zyrtare.

Fillimisht Glauk Konjufca nuk ka qenë nënkryetar i Kuvendit gjatë muajit mars, kështuqë nuk mund të ngarkohet për tre muajt e parë të vitit 2015 por vetëm për 2 muaj.

E dyta, gjyma e këtyre kilometrave, janë të bëra gjatë muajit mars, nga nënkryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, znj. Aida Dërguti, meqë ajo jeton jashtë Prishtinës (në Vushtrri) dhe është e detyruar të udhëtojë për çdo ditë Vushtrri – Prishtinë – Vushtrri.

E treta, deputeti Konjurca, ka bërë rreth 1400km për 2 vizita zyrtare në Tiranë dhe një në Shkup, si përfaqësues i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe jo më shumë se 650km në tërësi, për aktivitetet e tjera zyrtare brenda territorit të Republikës së Kosovës gjatë muajve janar dhe shkurt.

E katërta, matja e shpenzimeve me kilometra është tendencioze ngase kjo nuk flet për shpenzimet e përkthyera në para, të cilat shumë deputetë i kanë më të larta. Lëvizja VETËVENDOSJE! që kur ka hyrë në Kuvendin e Kosovës, është përcaktuar që të zgjedh makinën më ekonomike që e posedon Kuvendi dhe ka refuzuar kategorikisht që të shfrytëzoj çfarëdo makine të shtrenjtë që ka shpenzime të larta. Aktualisht, makina që është shfrytëzuar nga z. Konjufca dhe tash znj. Dërguti, është e tipit SHKODA RAPID (1.6) dhe shpenzon mesatarisht 5l/100km, pra 3 herë më pak se sa gjipat që shfrytëzohen nga deputetët e partive të tjera, thuhet ne komunikaten e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lajmi i plasuar në media se gjoja Glauk Konjufca është shpenzuesi i dytë më i madh nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është i pavërtetë dhe tendencioz duke e keqcituar qëllimisht edhe raportin e fryer dhe po ashtu tendencioz të komisionit përkatës të Kuvendit të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare