Pallati i Rinisë rrezikon të mbyllet

19.05.2015 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pallati i Rinisë rrezikon të mbyllet

Pallatit të Rinisë i është rënduar situata. Madje, ai po rrezikon edhe të mbyllët përkohësisht. Mbi 125 punëtorë kanë hyrë në muajin e dytë pa marrë paga.

E, në llogaritë e tyre ende nuk dihet e kur do të dalin këto mjete.

Krejt kjo situatë është krijuar pasi xhirollogaritë e Pallatit të Rinisë, tash e një kohë janë bllokuar nga përmbaruesit privatë, dhe rreth 800 mijë euro që kanë qenë në këto llogari, ky institucion nuk mund t’i shfrytëzojë.

Bllokimi i xhirollogarive është bërë me vendim të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, i cili ka thënë se Pallati i Rinisë, duhet t’u paguajë shumën prej mbi 4 milionë eurosh, 16 depove të cilave u është djegur malli me rastin kur flakët përfshinë këtë vend në vitin 2000.

Me Pallatin e Rinisë aktualisht nuk është duke menaxhuar as Komuna e Prishtinës se as Qeveria e Kosovës. Mes këtyre dy institucioneve me vite te tërë ka vazhduar gara për ta marrë nën ombrellë.

E, derisa kjo situatë vazhdon, me pallatin është duke menaxhuar Agjencinë Kosovare e Privatizimit, të cilët edhe kanë treguar për Gazetën Fjala se situata është alarmante dhe se janë duke bërë përpjekje që të dalin nga kjo krizë.

“Nga raportet financiare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ekzekutimin e transaksioneve financiare të fondeve në mirëbesim të ndërmarrjeve shoqërore vërehet se BQK-ja ka ekzekutuar një konkluzion të përmbaruesit lidhur me çështjen e djegies së Pallatit të Rinisë dhe Sporteve”, ka thënë për Gazetën Fjala, Ylli Kaloshi zyrtar për informim në AKP.

“AKP, në bashkëpunim me menaxhmentin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve është duke shqyrtuar çështjen e operimit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve pas situatës së krijuar”, ka thënë Kaloshi.

E, ata që janë duke e pasuar më së keqi në këtë situatë janë punëtorët e Pallatit. Mirëpo, edhe pse ende nuk kanë i kanë marrë pagat e tyre ata hezitojnë të flasin haptas.

Disa nga ta në kushtet anonime i kanë thënë Gazetës Fjala se janë duke e shqyrtues mundësinë e ndonjë greve apo proteste. Siç thonë ata këtë veprim do të mund ta nisin nga muaji i ardhshëm.

Gazeta Fjala ka bërë përpjekje që të flas për këtë çështje edhe me drejtorin e Pallatit të Rinisë, por kjo ka qenë e pamundur.

Derisa, ditë më parë në disa deklarata publike ai pati thënë se janë duke pritur ndihmë nga Qeveria e Kosovës që të paktën punëtorët të mos mbesin pa paga.

“Ne kemi shpresa se do të dalim nga kjo situatë pasi të gjithë krerët e institucioneve e dinë se pallati është vatër e sportit dhe e kulturës jo vetëm për Prishtinën por edhe për rajonin andaj kemi shpresa të mëdha se do të na dalin në ndihmë dhe do të na nxjerrin nga kjo situatë pasi tash nuk ka mundësi të bëhet ndonjë riprogramim se tash veçse ka fituar lënda, e tash që të mos mbesin punëtorët pa të ardhura”, ka deklaruar Çaush Berisha, Drejtor i Pallatit të Rinisë, Sportit dhe Kulturës.

Xhirollogaritë bankare të Pallatit të Rinisë, Sportit dhe Kulturës në Prishtinë, u bllokuan më 29 prill të këtij viti, ndërsa borxhi që u kanë pronarëve të lokaleve të djegura është më shumë se 4 milionë euro.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

KMShK lanson web-faqen e re, tashmë online në adresën e re

KMShK lanson web-faqen e re, tashmë online në adresën e re

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët