Ekziston një mënyrë, që ta kontrolloni veten për vetëm 60 sekonda.
Fryni hundët në një facoletë letre. Nëse ju del sekret i lëngët, atëherë keni irritacion, nëse keni sekrecion të gjelbër, apo të verdhë, atëherë keni ndonjë infeksion që duhet shëruar.
Më pas kontrollojeni urinën. Normalisht, ajo duhet ta ketë një ngjyrë të verdhë të çeltë. Nëse urina juaj është e turbullt, atëherë duhet të shkoni te mjeku.
Kontrolloni thonjtë. Thonjtë e shëndoshë janë të fortë, të tejdukshëm dhe të qartë. njollat e verdha në thonj tregojnë për infeksion, kurse ato të bardhat, për mungesë të vitaminave.
Kontrollojeni krehrin. Nëse vëreni se flokët iu bien me tufa, atëherë është koha e fundit që të shkoni te mjeku.
Kontrollojeni edhe lëkurën. Nëse vëreni ndonjë ndryshim jo të rëndomtë, si njollë, apo depigmentim, atëherë menjëherë shkoni te dermatologu.
Dhe, dhëmbët. Nëse nga mishi i dhëmbëve iu del gjak në sasi të madhe pas larjes së dhëmbëve, atëherë duhet shkuar te mjeku. (Kosova Sot)