Microsoft: Windows 10 nuk do të jetë falas për versione e piratuara

E publikuar: 17/05/2015 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë njerëzit që përdorin kopje të piratuara të Windows-it do të duhet të paguajnë nëse duan të përditësojnë kompjuterët e tyre me sistemin Windows 10. Ndërsa personat që përdorin versione të licencuar të Windows 7, 8 dhe 8.1 do të mund t’i përditësojnë kompjuterët e tyre falas.

Gjatë një deklarate të dhënë në muajin mars, shefi i Windows-it, Terry Myerson, u shpreh se kjo ofertë do të jetë e vlefshme edhe për kopjet e piratuara. Por tani kompania konfirmoi se nuk do të ketë përditësime falas për të gjithë. Piratët duhet të paguajnë.

Microsoft zbuloi se do të bëjë disa oferta shumë të mira për Windows 10, që do t’u japin mundësi njerëzve me kopje të piratuara të përdorin një version zyrtar. Versionet jo zyrtare të Windows-it mund të preken shumë shpejt nga viruset, mashtrimet, kanë një performancë të dobët dhe shpejtësi të ulët.

Tek Windows 10 Microsoft do t’i informojë përdoruesit nëse po përdorin një kopje të piratuar dhe do t’i sugjerojë që të përdorin një version të licencuar. Në të kaluarën, Microsoft ka ofruar disa përditësime të sigurisë për versionet e piratuara të Windows-it.