Technologies, e cila ka nisur një fushatë tek Kickstarter për të mbledhur fonde për prodhimin e kësaj pajisjeje.
Phree përdor teknologjinë “Optical Translation Measurement” dhe një sensor me lazer 3D për të monitoruar lëvizjet. Pajisja përdor lazerat gjurmues për të ndjekur lëvizjet e stilolapsit dhe për të dalluar formën e shkronjave.
Këto shkronja mund të shkruhen në çdo sipërfaqe, si në tavolinë, karrige, letër, dorë etj. Fjalët do të shfaqen pastaj në ekranin e telefonit me ndihmën e aplikacioneve si OneNote, Office, Viber, Bluetooth etj. Me këtë stilolaps mund të bëni vizatime të ndryshme dhe t’ua dërgoni miqve tuaj me anë të telefonit.
Stilolapsi është i pajisur me mikrofon dhe altoparlantë, prandaj mund ta përdorni edhe për të bërë thirrje telefonike. Një ekran i vogël tek stilolapsi shfaq njoftimet dhe mesazhet që ju vijnë tek telefoni, kështu ju mund të përgjigjeni direkt nga ai.
Phree ju lejon të shkruani, vizatoni, të mbani shënime dhe të shprehni veten tuaj në mënyra të ndryshme. Stilolapsi inteligjent Phree do të dalë në treg në prill të 2016-ës dhe do të kushtojë 169 dollarë.