Ja si e dëshiron në shtrat mashkulli juaj? +18

E publikuar: 17/05/2015 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për ta bërë dhomën e gjumit “të shenjtë”, mësoni se çka dëshirojnë më së shumti meshkujt në shtrat.

Janë të rrallë meshkujt të cilët në dhomën e gjumit do të kërkonin akrobacione të pazakonshme apo pajisje të veçanta  si p.sh. topa apo kamxhikët. Natyrisht, meshkuj të tillë ekzistojnë dhe, po qe se të tillët ju pëlqejnë, lirisht “lozni” me ta. Mirëpo, megjithatë, shumica e meshkujve janë të paparashikueshëm kur është fjala për aktivitetet në dhomën e gjumit.

Sipas tyre, seksi duhet të jetë i këndshëm, herë-herë i “pasuruar” me pak befasi. E lehtë për t’u realizuar, apo jo? Natyrisht që po!

cift keshill2

Merrni iniciativën

Meshkujt nuk e kanë problem ta bëjnë hapin e parë. Mirëpo shumë më eksituese është kur ia bëni me dije  që mezi po prisni që edhe ju ta bëni të njëjtën gjë.

Seksi dhe rrobat intime

Nëse mendoni që do të keni sukses që ta joshni  me rroba intime të cilat i keni të veshura, gjithsesi keni të drejtë. Ai do t’ju jetë më shumë se mirënjohës, edhe pse ai nuk do ta bënte atë derisa t’i zhveshë rrobat nga ju dhe t’i hedhë në dysheme.

cift keshill1

Paraloja

Mos u besoni shumë filmave në të cilët aktrojnë bandillët të cilët si gjithmonë janë të gatshëm për “aksion”. Meshkujt e duan paralojën (njësoj si edhe femrat), sepse ajo u mundëson që në mënyrë të ngadalshme, por njëkohësisht edhe eksituese të arrijnë kulmin e kënaqësisë.

Spontaniteti

Për çiftin i cili një kohë të gjatë është në lidhje dashurie, është normale që disa gjëra nga pak të kalojnë në rutinë, andaj edhe mund të bëhen monotone.  Prandaj, jini të gatshme për t’i ndryshuar. Seksi para se të shkoni në punë, “në shpejtësi”, derisa prisni të kalojnë reklamat apo madje seksi në karrige do të mund ta “shpërthejë” afshin e fjetur. Nuk ju kushton gjë ta provoni!

Psherëtima kënaqësie

Kohë pas kohe “lëshoni” ndonjë psherëtimë kënaqësie, thjesht që partneri të dijë që është në drejtimin e duhur që t’ju çojë në kulmin e kënaqësisë.

passionate loving couple

Përmendni emrin e tij

Nuk ka asgjë më të fuqishme nga ajo që me rastin e seksit të dëgjoni që dikush e thotë emrin tuaj. Meshkujt  këtë thjesht e admirojnë. Shfrytëzojeni këtë, në mënyrë që të kënaqeni sa më shumë me të.

Mbrojtja

Ekzistojnë forma të ndryshme kontracepsioni, mirëpo njëra nga më të shpeshtat janë prezervativët. Në shumë raste, mashkulli i cili planifikon të bëjë seks, do ta ketë me vete. E po, çfarë të bëni nëse e ka harruar? Apo i shpenzon pas disa herësh? Nëse në atë çast, si p.sh. Hudini, gjeni “produktin shpëtimtar”, partneri do të jetë i ngazëllyer. Fakti që bartni me vete prezervativë tregon që jeni e përgjegjshme andaj dëshironi që të dy të jeni të sigurt.

Lojërat në dhomën e gjumit

Nëse mashkulli dëshiron që t’ia plotësoni fantazinë më të fshehur apo të provojë pozë të re, plotësojani dëshirën. Jini e sigurt që ai do ta bëjë të njëjtën gjë edhe për ju.

cift keshill5

I gatshëm për humor

Kur gjërat të fillojnë të shkojnë keq, mund të jetë shumë qesharake apo edhe shumë disfatuese. Bashkë qeshni me problemin e shfaqur. Kjo gjë do t’ju ofrojë edhe më shumë me njëri-tjetrin.

T’ju çojë deri në kulmin e kënaqësisë

Nuk është çdo gjë në dorën e meshkujve dhe në kënaqësinë e tyre (edhe ata janë të vetëdijshëm për këtë). Pra, është në dorën tënde t’i tregoni se çka dëshironi, ndërkaq ai do të bëjë çdo gjë që mundet për t’jua plotësuar atë dëshirë. Qëllimi i tyre i vetëm është që ju të kënaqeni.