Trashëgimtarja e prodhimeve pornografike, India Rose James është vajza më e re në moshë që është renditur ndonjëherë në listën e personave të pasur në Britaninë e Madhe nga revista “Sunday Times”.
Ajo ka trashëguar pasurinë e gjyshit të saj, plot 454 milionë paund.
Paul Raymond ka qenë burri i parë që ka hapur një klub striptizmi në Britani dhe pronari i revistës pornografike “Men Only”.
23- vjeçarja, sëbashku me motrën e saj gëzojnë sot edhe disa biznese të hapura nga gjyshi i tyre.
Sipas listës së të pasurve në 2013 të “Sunday Times”, kur Paul Raymond ndërroi jetë në 2008, në moshën 82-vjeçare, India dhe motra Fawn, trashëguan 80% të parave dhe bizneseve të tij.
Me pasurinë e trashëguar, India është më e pasur se edhe vetë Mbretëresha.