A ju intereson se çka mendon secili mashkull kur nuk mendon për seks? Përgjigjja është – për asgjë! Të paktën nëse gjykojmë sipas librit të autorit britanik Sheridan Simove “What Every Man Thinks About Apart From Sex”, sepse secila nga 200 faqet – është tërësisht e zbrazët.
Ajo që autori as që ka shpresuar është që pikërisht libri i tij tërësisht i zbrazët do të bëhet një nga më të shiturit. Libri i cili “zbulon” punën misterioze të trurit të mashkullit kushton 5,42 euro dhe shitet më mirë madje se Harry Potter dhe Kodi i da Vinçit.
“Pas shumë vitesh hulumtime kam ardhur në përfundimin se si meshkujt nuk mendojnë për asgjë tjetër, përveç se për seks. Këtë zbulim shokues kam vendosur ta ndajë me të tjerët”, ka thënë autori i librit.
Simove është shumë i befasuar me shpejtësinë e popullaritetit të cilin e ka arritur libri i tij, transmeton Koha.net. Blerësit më të shpeshtë janë studentët britanikë të cilëve libri u shërben si bllok shënimesh për të marrë shënime.
“Në njëfarë mënyrë më tregojnë që e kam gabim sepse mbushin faqet e zbrazëta. Dhe më intereson shumë të di se sa prej tyre vazhdojnë të mendojnë për seksin pas ligjëratave”, ka shtuar Simove.